Arabia Saudite arreston spiunët e Iranit

Arabia Saudite ka arrestuar 10 të dyshuar të tjerë për përfshirjen e tyre në një rrjet spiunimi të lidhur me Iranin.

Të dyshuarit përfshijnë tetë sauditë, një turk dhe një shtetas libanez. Tetëmbëdhjetë persona janë arrestuar për të njëjtin rast në muajin mars. Ndërkohë, Irani ka mohuar çdo përfshirje në spiunazh me Arabinë Saudite. Menjëherë pas ndalimit të tyre, autoritetet saudite thanë se të dyshuarit ishin të lidhur me shërbimet iraniane të zbulimit.
Tensionet mes Rijadit dhe Teheranit u thelluan vitin e kaluar, kur Arabia Saudite dislokoi trupat në ishullin e Bahrejnit për të shuar një kryengritje të udhëhequr nga shiitët e atjeshëm.
/mszh/kohaislame

Artikulli paraprakMë shumë vitaminë C për personat me kancer
Artikulli vijuesBashkëpunim në fushën e teknologjisë së mbrojtjes mes Arabisë Saudite dhe Turqisë