Raportuesi special i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut dhe kundërterrorizëm, Ben Emerson, e ka filluar një hetim lidhur me fektet e sulmeve ajrore dhe për format e tjera të vrasjeve të qëllimshme të civilëve.
Duke folur sot në Londër, Emerson u tha gazetarëve se rritja fenomenale e teknologjisë së aeroplanëve pa ekuipazh, kërkon kornizë përkatëse juridike.
Ai tha se kërkohet “përgjegjësi dhe riparim kur gjërat shkojnë shumë keq”.
Në hetimin e tij do të përfshihen 25 sulme me aeroplanë pa ekuipazh në Pakistan, Jemen, Afganistan, në territoret palestineze dhe në Somali.
Sulmet e këtilla ishin kundërthënëse gjatë disa viteve të kaluara.
Zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara kanë deklaruar se ato janë një armë efektive kundër liderëve terroristë.
Por, kritikët i fajësojnë ato për vrasjen e civilëve.