Pakistani liron nje grup te krerëve talebanë

Pakistani vendosi që të lirojë një grup drejtuesit të lartë të talebanëve afganë, në një lëvizje që pritet të lehtësojë bisedimet për paqe midis Kabulit dhe ekstremistëve brenda vendit.

Lirimi i këtij grupi ishte një kusht për të vazhduar negociatat prej talevanëve.

Burime afgane thanë për “BBC” se ish-ministri i Drejtësisë gjatë drejtimit të talebanëve në Afganistan, Mullah Turabi, është midis të liruarve.

Pakistani theksoi se ky gjest tregon qartësisht përkushtimin e vendit për procesin e paqes dhe lirimi i të burgosurve u konsiderua si një hap serioz për të provuar diçka të tillë.

Sipas ekspertëve, frytet e këtij lëshimi do të shihen kur talebanët të rikthehen në Afganistan dhe të shihet ndikimi që do të kenë ata tek liderët e tjerë./tch

Artikulli paraprakArratisen nga Dubrava dy të burgosur
Artikulli vijuesSHBA, në Afganistan edhe pas tërheqjes