Arabia Saudite ka ekzekutuar 47 persona, të dënuar për përfshirje në akte terroriste dhe nxitje të dhunës, ka bërë të ditur Ministria e Brendshme e këtij vendi.
Kleriku i shquar shiit mysliman, Nimr al-Nimrits, është në mesin e të ekzekutuarve.
Ai ka qenë figura qendrore e protestave shiite që kanë shpërthyer në vitin 2011 në lindje të Arabisë, si pjesë e Pranverës Arabe.
Ministria e Brendshme ka thënë se ekzekutimet janë kryer sot në 12 zona të ndryshme të Mbretërisë.
Nga 47 të ekzekutuarit, një ka qenë shtetas i Çadit dhe një i Egjiptit, ndërsa pjesa tjetër sauditë.
Autoritetet saudite kanë ekzekutuar 157 veta vitin e kaluar, një shifër kjo në rritje krahasuar me 90 të ekzekutuarit në vitin 2014.