“Mësoni të jeni shtet dhe më pas hidhni fjalë ndaj Turqisë”

“Nëse ju vazhdoni të mbani organizatat terroriste në vendin tuaj atëherë Turqia do të detyrohet të bëjë çdo gjë për të mbrojtur kufijtë dhe të mbrojë jetën e çdo qytetari të saj.”

STAMBOLL (AA) – Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, në një fjalim të mbajtur në Universitetin Teknik të Stambollit, tha se lufta kundër terrorit në Turqi vazhdon me intensitet të lartë, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke theksuar se kjo dukuri nuk është e re në Turqi, Yıldırım në vijim të fjalës së tij u shpreh: “Për fat të keq terroristët nuk kanë asnjë gjë të shenjtë. Nuk kanë asnjë lloj hezitimi kur vrasin qenie njerëzore. Ajo që është e vërtetë është se lufta jonë kundër terrorizmit nuk është një fenomen i ri. Kemi të bëjmë me një periudhë afër 40 vjeçare. Ndërsa në ditët e sotme ne nuk luftojmë vetëm kundër një organizate, por kundër shumë organizatave terroriste siç janë FETÖ apo DAESH.”

Kryeministri Yıldırım ka theksuar se lufta kundër terrorizmit do të vazhdojë deri sa të zhduket edhe terroristi i fundit. “Nuk ka as edhe një grimcë ndryshimi nga synimi jonë në luftën kundër terrorizmit. Mund të bëjnë çdo lloj sulmi vetëvrasës, mund edhe të na dhembë në shpirt, mund të kemi dhe dëshmorë, por ato do ti mbartim në shpirt. Nga e ardhmja dhe stabiliteti i vendit nuk do të largohemi kurrë. Askush të mos ngrihet të na japë leksione në këtë temë”, është shprehur ai në vijim të fjalës së tij.

“Mësoni të jeni shtet, dhe më pas hidhni fjalë për Turqinë”

Duke theksuar se mungesa e stabilitetit në Siri dhe Irak ka ndikuar negativisht për Turqinë, Kryeministri Yıldırım u shpreh: “Për fat të keq, ndërkohë që në vendin e tyre kanë aktivitet shumë shtete që nuk kanë të bëjnë me këtë vend, qeveritë nuk nxjerrin zërin. Ndërsa kur bëhet fjalë për Turqinë e cila është një nga shtetet që është ndikuar më shumë nga mungesa e stabilitetit në to, ata shqetësohen. Ata që thonë një gjë të tillë më parë ti dalin për zot shtetit të tyre. Mësoni të jeni shtet, ndihmoni dhe mbroni qytetarët tuaj, pengoni zhdukjen e popullit tuaj dhe më pas hidhni fjalë për Turqinë. Nëse nuk i bëni këto atëherë fjalët që thoni nuk kanë ndonjë kuptim. Organizatat terroriste që ndodhen në vendet tuaja nuk kanë për të sjellë asnjë dobi juve. Nëse ju vazhdoni të mbani organizatat terroriste në vendin tuaj atëherë Turqia do të detyrohet të bëjë çdo gjë për të mbrojtur kufijtë dhe të mbrojë jetën e çdo qytetari të saj.”

Artikulli paraprakVendimi i Francës për hetime në Halep, Putin anullon vizitën në Paris
Artikulli vijuesAkademik Nexhat Daci thur vargje për Prof.Dr Shefqet Krasniqin (VIDEO)