Arabia Saudite kundërshton pjesëmarrjen e Iranit në Gjeneva 2

“Meqenëse Irani nuk e ka miratuar publikisht këtë gjë, atëherë duhet të skualifikohet nga pjesëmarrja në konferencë”, shtoi një zëdhënës i Riadit zyrtar.

Arabia Saudite ka kundërshtuar sot pjesëmarrjen e Iranit në konferencën Gjeneva-2 për Sirinë, që nga momenti që ky i fundit nuk ka pranuar vendosjen e një qeverie tranzicioni në Damask.

“Të gjitha ftesat në konferencën e Gjenevës duhet të lidhen me pranimin e një qeverie tranzicioni në Siri”, ka deklaruar një zëdhënës i Riadit.

“Meqenëse Irani nuk e ka miratuar publikisht këtë gjë, atëherë duhet të skualifikohet nga pjesëmarrja në konferencë”, shtoi ai. /trt/kohaislame

Artikulli paraprakNjohje e shkurtër rreth cilësive të hauarixhëve
Artikulli vijuesVazhdojnë rrënimet në Prishtinë