Vazhdojnë rrënimet në Prishtinë

Në vazhdën e aktiviteteve të Drejtorisë së Inspekcionit të Komunës së Prishtinës, pas inspektimeve në terren dhe pas shumë ankesave të banorëve të lagjes, sot është intervenuar në dy raste në lagjen Ulpiana.

Në rastin e parë, intervenimi i parë ishte heqja e shkallëve që ishin vendosur në hapësirën publike pa leje të organit kompetent, pas inspektimit të fundit që ishte bërë më 30 dhjetor 2013. Po në të njëjtin lokal, është bërë edhe një intervenim tjetër pasi që ishte bërë uzurpim i korridorit të përbashkët të bodrumit me sipërfaqe rreth 3 metra katrorë, pa sigurimin e lejes përkatëse nga organi kompetent komunal. Drejtoria e Inspekcionit të Komunës rrënoi murin e ndërtuar në pronë publike, si dhe ia ndaloi punën atij objekti, thuhet në njoftimin e komunës.
Rasti i dytë kishte të bënte me uzurpim të pronës publike, nga materiali i fortë ndërtimor, në pasazhin e ndërtesave kolektive, pa sigurimin e lejes përkatëse, duke mbuluar kështu hapësirën e pasazhit. Inspektorët kanë konstatuar se kjo rrezikon stabilitetin e ndërtimit, stabilitetin e ndërtimeve përreth si dhe vë në rrezik jetën e njerëzve. Me këtë rast, Drejtoria e Inspekcionit ka intervenuar, duke e rrënuar ndërtimin në hapësirën publike.
Drejtoria e Inspekcionit të Komunës së Prishtinës fton të gjithë qytetarët që të na informojnë për çdo uzurpim të pronës publike, në mënyrë që të reagojmë sa më parë për ta zbatuar ligjin. /Indeks/kohaislame

Artikulli paraprakArabia Saudite kundërshton pjesëmarrjen e Iranit në Gjeneva 2
Artikulli vijuesMë 1 shkurt: Dita Botërore e Hixhabit