Njohje e shkurtër rreth cilësive të hauarixhëve

Shkeputur nga broshura me titull: el Mesailul Muntekah min Sifatil Hauarixliil Gulat

E ka lexuar kete broshure shejhu, el Al-lameh, Salih el Feuzan, dhe Muhammed el Humejis

Perkufizimi i hauarixheve:

Hauarixh eshte shumesi i fjales harixhij (i dalur), qe do te thote: Ai i cili ka hequr dore nga bindja ndaj prijesit te muslimaneve, duke shfaqur mosbindjen, kundershtimin dhe duke ngritur krye ndaj tij. Ose ne nje perkufizim tjeter: hauarixhet jane ata qe i konsiderojne muslimanet kafira nese bejne gynahe te medha, si dhe dalin kundra prijesave muslimane.

 

Si t’i njohim hauarixhet?

Thote shejhu Salih el Feuzan:”Nese shfaq mosbindjen dhe ngre krye ndaj prijesave muslimane, ose i konsideron muslimanet kafira nese bejne gjynahe qe nuk e arrijne graden e shirkut, ose e aprovon dhe e sheh si te sakte rrugen e hauarixheve, ose e ben hallall gjakun e muslimaneve (vrasjen e tyre) ne emer te xhihadit, ose ne emer te ndryshimit te se keqes”.

Ky sekt i humbur njihet me disa emra: Hauarixh, Harurijjeh, Mukeffirah, Nasibeh, Marikah, Ehlu Nehrauan.

 

Cilesite e tyre:

1. “Ata jane te rinj ne moshe”, siç e transmeton kete hadith Buhariu me nr.5057.

2. “Ata jane mendjelehte”, siç e transmeton Buhariu me nr.5057.

3. “Ata flasin me fjalet e krijeses me te mire” (Me hadithet e Profetit, alejhi salatu ue selam), siç e transmeton Buhariu me nr.5057.

4. “Nuk e kalon besimi i tyre fytin e tyre” (Nuk deperton besimi ne zemrat e tyre) (Transmeton Buhariu me nr.5057)

5. “Ata dalin nga feja ashtu siç del shigjeta nga harku dhe nuk kthehen me ne te”. (Transmeton Muslimi me nr.2496) Ne transmetimin e Buhariut me nr.5058 thuhet:”Dalin nga feja ashtu siç del shigjeta nga harku.” Dhe ne nje transmetim tjeter te Buhariut me nr.5057:”Dalin nga islami.”

6. Ata kane dobesi ne te kuptuarit e fese se Allahut, prandaj ata jane popull qe e lexojne Kur’anin por nuk e kalon fytin e tyre (Pra nuk e kuptojne Kur’anin dhe nuk deperton ne zemrat e tyre), siç transmetohet tek Buhariu me nr.5058 dhe 6934, si dhe tek Muslimi me nr.2455 dhe 2469. Ne nje transmetim te Muslimit me nr.2470:”E lexojne Kur’anin me gjuhet e tyre, (por ky lexim) nuk e kalon gropen e fytit.” Ne nje transmetim tjeter thuhet:”Atamendojne se eshte (Kur’ani) argument per ta, por ne te vertete eshte kundra tyre.” (Sun-neh ibn Ebi Asim nr.916 dhe Muslim 2467) Ne nje transmetim

tjeter:”Therrasin tek libri i Allahut por nuk u takon asgje nga Allahu i Lartesuar” (Sun- neh Ibn Ebi Asim 941). Thote ibn Abasi:MAta jane qe nuk u besojne ajeteve te qarta dhe humbasin duke pasuar ato te paqartat, te cilave nuk ua di komentin e tyre vetem se Allahu i Lartesuar. Ndersa dijetaret thone:”Ne u kemibesuar te paqartave”. (Transmeton el Axhuri, ne librin e tij esh-Sheriah (28))

7. Ata jane njerez qe perpiqen dhe bejne ibadet te shumte, siç ka ardhur ne hadith, ku tha Profeti, salallahu alejhi ue selem, duke iu drejtuar sahabeve:”Namazi juaj ne krahasim me namazin e tyre nuk eshte asgje. Agjerimi juaj ne krahasim me agjerimin e tyre nuk eshte asgje. Leximi juaj (i Kur’anit) ne krahasim me leximin e tyre nuk eshte asgje.” (Transmeton Muslimi me nr.2467) Ne nje transmetim tjeter:”E nençmoni namazin tuaj ne krahasim me namazin e tyre.” (Transmeton Muslimi me nr.2455) Ne nje transmetim tjeter:”I nençmoni veprat tuaja ne krahasim me veprat e tyre.” (Sherh Usui I’tikadi Ehlu Sunneh, vellimi 8/1231)

8. “Ata jane krijesat me te keqija.” (Transmeton Muslimi me nr.2469) Thote Imam Ahmed ibn Hanbel:”Hauarixhet jane popull i keq. Nuk di te kete mbi toke popull me te keq se ata.” (Sunneh el Kal-lal nr.110).

9. Nga shenjat e tyre eshte rruajtja e kokes, siç transmetohet ne Muslim nr.2457. Ne nje transmetim tjeter tek Ebu Daudi 476:”Shkulja e flokeve te shkurter.”

10.”Ata vrasin besimtaret dhe i lene adhuruesit e idhujve.” Ne nje transmetim tjeter:”Ata vrasin muslimanet…”. (Transmeton Muslimi me nr.2451)

11.”Ata thellohen shume ne çeshtjet e fese derisa dalin prej saj.” (Sunneh Ibn Ebi Asim nr.930)

12.Ata flasin kunder udheheqesave te tyre muslimane dhe i konsiderojne ata te humbur.

13.”Ata therrasin tek libri i Allahut dhe nuk jane aspak prej tij.” (Transmeton Ebu Daudi 4765) (Ketu eshte per qellim se ata mundohen te argumentohen me ajete Kur’anore, por gabojne ne menyren e argumentimit me te).

14. Ata nuk e njohin vendin dhe vleren qe u takon dijetareve dhe njerezve me pozite te larte tek Allahu, siç pretenduan hauarixhet e pare, se ata jane me te mire se Aliu, Ibn Abasi dhe sahabet e tjere.

15. Jane njerez qe bejne ibadet te madh, sa qe çuditet kush i shikon. Dhe u hyn vetja ne qejf, mashtrohen me vetvetet e tyre. Transmetohet ne Sunneh Ibn Ebi Asim nr.945, ku thote Ibn Abbasi:”Nuk kam pare popull qe perpiqen ne ibadet me shume se ata. Duart e tyre jane te ashpra si te ishin gjunje te devese (nga sexhdet e shumta), dhe shihen qarte ne fytyrat e tyre shenjat e sexhdes”. Ky transmetim gjendet ne Mexhmeu Zeuaid, vellimi 6/240.

16. Thote Ibn Umer:”Ata moren ajetet qe kane zbritur per kafirat dhe i perdoren per muslimanet”. Kete e transmeton el Buhari, ne kapitullin:Vrasja e hauarixheve dhe mulhidave (ateistave) pasi t’u ngrihet atyre argumenti.

17. Ata dalin kunder njerezve me te mire.

18. Fjala e Allahut:”Ka prej tyre qe te ofendon ty ne ndarjen e sadekase,” ka zbritur per Abdullah bin Dhil Huejsirah, i cili eshte origjina e havarixheve. (Transmeton Buhari me nr.6933)

19. “Nuk e kalon namazi i tyre fytin e tyre.” (Transmeton Muslimi me nr.2467)

20. Shperblimi i madh qe merr ai qe i lufton havarixhet. Thote Aliu:”Sikur ta dinte ushtria qe i lufton ata se çfare shperblimi eshte caktuar per ta nga gjuha e Profetit, salallahu alejhi ue selam, do linin çdo pune tjeter”. (Transmeton Ebu Daudi me nr.4678 (E ka saktesuar Albani)). Eshte transmetuar se Profeti, salallahu alejhi ue selem, te kete thene:”Lum per ate person qe i lufton ata dhe vritet prej tyre.” (Transmeton Ebu Daudi me nr.4765 (E saktesoi Albani), dhe imam Ahmed ne Musned me nr.19172) Thote Ebu Umame:MAta jane te vraret me te keqij nen kete qiell, dhe te vraret me te mire jane ata qe vriten prej tyre”. (Transmeton Ibn Maxhe me nr.167)

21. Ata jane qe derdhin gjakun e ndaluar (gjakun e tyre me vetevrasje dhe gjakun e te tjereve duke i vrare ata), siç transmetohet tek Muslimi me nr.246.

22. Thote Aliu, radijallahu anhu:”Ata jane qe shqiptojne fjale te vertete me gjuhet e tyre, por nuk e kalon kete (dhe beri me shenje tek fyti). Ata jane nder krijesat me te urryera tek Allahu (Sh.p: Ka per qellim me fjale te vertete kur thane:”Nuk ka gjykim tjeter perveç gjykimit te Allahut”. Dhe siç ka ardhur ne nje fjale tjeter madheshtore te Aliut:”Ajo eshte fjale e vertete, me te cilen kane per qellim diçka te kote.”)

23. Ata jane te paret te cilet kane dalur jashte xhematit te muslimaneve, duke i konsideruar ata kafira. (Mexhmua Fetaua te shejhul Islam Ibnu Tejmije, vellimi 3, fq.349 dhe vellimi 7, fq.279)

24. Ata jane prej atyre qe ne zemrat e tyre kane devijim (zejgun), siç thuhet ne komentin e ajetit:”Sa u perket atyre qe ne zemrat e tyre kane devijim, ata pasojne ato te paqartat per te shkaktuar fitne, gjoja se po kerkojne komentin e tyre,” dhe ajetit:”Thuaj: A t’ju lajmerojme per me te deshtuarit ne veprat e tyre? Ata jane te cilet u jane asgjesuar veprat e tyre qe ne jeten e kesaj bote, e megjithate ata mendojne se jane duke bere vepra te mira.” Keto ajete i perfshijne hauarixhet. Shiko hadithin 22313 ne Musnedin e Imam Ahmedit.

25. Ata jane qe i konsiderojne muslimanet kafira nese bejne gjynah, dhe thone se me kete gjynah del nga besimi dhe hyn ne kufr. Shiko shpjegimin e Akides Tahauije, fq.298, me tahkik (kontroll dhe vertetim) te Ahmed Shakir.

26. Ata thone se kush ben gjynahe te medha, do jete pergjithmone ne zjarr. (Shpjegimi i Akides Tahauije, fq.360)

27. Ata e shohin detyre kryengritjen ndaj prijesit musliman nese ai kundershton Sunetin. Shiko librin el Milel ue Nihal, vellimi 1, fq.115

28. Ata jane njerezit qe me se shumti e perdorin kijasin (analogjine). Shiko el Milel ue Nihal, vellimi 1, fq.116 (perdorimi i tepert i kijasit vihet re tek keta te kohes se fundit, kurse hauarixhet e pare e perdornin pak. Te paret e tyre me shume kane humbur nga keqkuptimi i teksteve te sheriatit dhe mos kthimi i tyre tek dijetaret.)

29. Ata thone: Eshte detyre te luftohet prijesi (udheheqesi) dhe kushdo qe eshte i kenaqur me sundimin dhe gjykimin e tij. Ndersa kush e kundershton prijesin ose nuk eshte i kenaqur me gjykimin e tij, nuk lejohet te luftohet perveç nese e ndihmon dhe perkrah prijesin ose flet kundra rruges se hauarixheve (Sh.p: Kete e shohim te praktikuar sot kur hauarixhet e bejne te lejuar te vriten policet, te cilet ruajne rendin dhe sigurine sepse perkrahin dhe ndihmojne prijesin).

30. Ata nuk e ruajne shejnterine e vendit dhe kohes. Siç ka ndodhur nga Karamitah e te tjere deri ne diten e sotme.(l)

31. “Sa here qe shfaqet briri i tyre, pritet.”(2) Siç e transmeton kete Ibn Maxheh me nr. 174.

32. Ata nuk e shohin te sakte sundimin (pushtetin) e prijesit zullumqar.

33. Ata kapen pas ajeteve Kur’anore duke kuptuar prej tyre ate qe nuk eshte per qellim. Dhe duke u nisur nga ky parim, e konsiderojne si te mundshme qe pejgamberet te bejne gjynahe te vogla dhe te medha. Argumentohen ne kete pike me ajetin Kur’anor:”Ne te dhame ty fitore te madhe, ashtu qe t’i fale Allahu ty gjynahet e para dhe te mbramet.” Pra tek ata mundet qe pejgamberi te beje gjynahe te medha apo kufr dhe pastaj te pendohet. Shiko librin el Hauarixh Akijdetun ue Fikrun ue Felsefetun, fq.54.

34. Ata e refuzojne Sunnetin (hadithin) nese nuk ka ajet te qarte qe e perkrah ate. Thote shejhul Islam Ibn Tejmije:MAta nuk marrin prej Sunnetit veçse çfare eshte e sqaruar (ne Kur’an). Ndersa nese bie Suneti ne kundershtim me Kur’anin nga ana e jashtme (ne pamje te pare), atehere nuk pranohet(3). Prandaj ata nuk e shohin te sakte gjykimin e gurezimit te zinaqarit (pas martese) dhe as caktimin e mases (vleres) te cilen po e vodhi hajduti, i pritet dora”. Shiko Mexhmua Fetaua, vellimi 13, fq.48.

3) Kundershtim sipas pretendimit te tyre, pasi ne te vertete nuk ka perplasje dhe mosperputhje mes Kuranit dhe Sunetit, sepse te dyja jane shpallje nga i Gjithedijshmi i Urti.

35. Ata jane qe u presin rrugen njerezve dhe derdhin gjakun pa te drejte. Transmetohet kjo fjale nga Aisheja tek Mustedrak el Hakim, vellimi 2, fq.153 dhe Mexhmeu Zeuaid, vellim 6, fq.236.

36. Nuk ka pasur ne mesin e hauarixheve te pare asnje sahabe. (Transmeton el Hakim ne Mustedrak, vellimi 2, fq.150)

37. Ata kane shume mosmarreveshje mes tyre, prandaj dhe deget e tyre jane te shumta, biles luftojne mes vete. Te verteten ka thene Allahu ne ajetin Kur’anor:”E sikur te ishte ky Kur’an nga dikush tjeter perveç Allahut, do gjenin ne te kunderthenie, mosperputhje te shumta.” (Nisa, 82). Shiko librin el Hauarixh Akidetun ue Fikrun ue Felsefetun, fq.55-56 dhe fq.68.

38. “Ata jane qente e banoreve te zjarrit.” Ndersa ne nje transmetim tjeter:”Ata jane qente e zjarrit te xhehennemit.” Shiko librin Sherh Usui I’tikad Ehlus-Sunneh, vellimi 8/1232.

39. Ata shfaqen sikur po urdherojne per te mire e ndalojne nga e keqja, dhe i perdorin argumentet e urdherimit per te mire e ndalimit nga e keqja per te lejuar kryengritjen ndaj prijesave muslimane dhe luftimin e kundershtareve. Shiko librin esh-Sheriah 22.

40. Ata perdorin terma te dijes dhe fjale te dijetareve (me qellim mashtrimin e njerezve). Thote Muhammed ibn Hasen:”Kush e shikon nje nga hauarixhet qe del kundra prijesit te muslimaneve (qofte ai prijes i drejte apo zullumqar) dhe mbledh grup rreth tij, zhvesh shpaten e tij dhe e ben te lejuar vrasjen e muslimaneve, mos te mashtrohet nga leximi qe ata i bejne Kur’anit, as nga koha e gjate e faljes, as nga agjerimi i shumte, as nga fjalet e mira ne dije (ne termat dhe çeshtjet fetare) perderisa rruga e tij eshte rruga e hauarixheve”. Shiko librin esh-Sheriah 28.

41. Disa prej tyre e konsiderojne si gje te mundshme qe Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, te beje padrejtesi, siç transmetohet tek Buhariu me nr.6933. (Sh.p: Ka per qellim hadithin e Dhul Huejsirah, personi i cili i tha Pejgamberit:”0 Muhammed, mbaj drejtesi sepse nuk po mban drejtesi”. Tha Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam:”Mjere ti, kush eshte ai qe mban drejtesi po nuk mbajta une drejtesi.” Pastaj lajmeroi se do te dalin nga pasuesit e ketij personi dhe lloji i tij hauarixhet me cilesite e tyre te pershkruara). Shiko librin Mexhmua Fetaua, vellimi 19, fq.73.

42. Ata argumentohen me ajetet e qortimit dhe kercenimit, duke i lene pas shpine ajetet e premtimit dhe pergezimit.

43. Ka prej tyre qe dyshon dhe mundohet te hedhe poshte ngjarje historike te verteta. Shiko librin Dirasetun Anil Firak ue Tarihil Muslimin, fq.133.

44. Ata therrasin per analfabetizem dhe lenien e shkollimit (arsimimit), duke pretenduar se nuk mund te kete bashkim mes dijeve fetare dhe dijeve te dobishme te dunjase. Shiko librin Dirasetun Anil Firak ue Tarihil Muslimin, fq.134.

45. Ata therrasin per t’u larguar nga popullsia muslimane duke i braktisur shkollat, institutet, universitetet, punet ne institucionet shteterore dhe banimin me muslimanet. (Sh.p: Biles e konsiderojne kete gje te domosdoshme per te qene musliman i vertete, siç tha nje nga havarixhet per sahabiun e nderuar, Abdullah Ibn Ebi Eufa:”Sa person i mire eshte Ibn Ebi Eufa. Sikur te bente hixhret tek ne!” Tha Ibn Ebi Eufa:”Ç’po thote armiku i All-llahut? A te bej hixhret pas hixhretit me Profetin, salallahu alejhi ue selem?!!”). Shiko librin Dirasetun Anil Firak ue Tarihil Muslimin, fq.137.

46. Ata e shohin Ixhmaun (renien dakord te te gjithe dijetareve per nje çeshtje) si te pavlefshem. Biles ka disa prej tyre qe e konsiderojne kafir ate i cili e shikon ixhman si argument te vlefshem. Shiko librin Dirasetun Anil Firak ue Tarihil Muslimin, fq.143.

47. Ka prej tyre qe shajne, ofendojne sahabet dhe nuk i pranojne fjalet e tyre. (Sh.p: si psh shajne Aliun, Ebu Musa el Eshari, Amru bin As, etj) (Dirasetun Anil Firak ue Tarihil Muslimin, fq. 144)

48. Ata kundershtojne dhe hedhin poshte mendimin e dijetareve, te diet e kane lejuar taklidin per muslimanin e thjeshte qe eshte xhahil (auamet, njerezit e thjeshte) dhe per nxenesin fillestar, duke pretenduar se taklidi ne kete rast eshte shkak qe çon ne kufr dhe ne humbjen e shtetit islam. (Dirasetun Anil Firak ue Tarihil Muslimin, fq.146-147)

49. Ata vrasin veten ne sulmet vetevrasese, duke u bazuar ne dyshime te kota.

50. Ata nuk kane edukate e as respekt per dijetaret; i ofendojne, i emertojne me lloj-lloj llagapesh, mundohen t’ua ulin vleren dhe t’i nxisin njerezit kundra tyre./mburoja

 

 

Mblodhi dhe pergatiti: Adil el Feridan

Perktheu dhe pershtati: Shuajb Rexha Ebu Duxhanah

Punoi ne kompjuter: Talha Dulla

 


1) Sh.p: Eshte per qellim vrasjet qe bejne havarixhet ne vendet e shenjta, Meke dhe Medine, apo ne kohet e shenjta, siç jane kater muajt e shenjte ne te cilat ndalohet lufta, apo ne muajin e Ramazanit, apo ne festat e Bajrameve, siç ndodhi psh ne vitin 1424h (2003) diten e Fiter Bajramit, ku u munduan te bejne shperthim por nuk ia arriten, apo siç ndodhi diten e Arafatit ne vitin 1424h (2004) ne qytetin e Rijadit, ku u vrane 6 police, apo siç u munduan ne Meke te organizojne atentate dhe shperthime, te cilat perfunduan me shkembim zjarri dhe vrasjen e dy policeve. Po ashtu nje here ka pasur shkembim zjarri dhe ne Medine. I permendem keto raste thjesht per te bere te qarte se atyre nuk u intereson shenjteria e muslimanit apo e koheve dhe vendeve te shenjta.

2) Sh.p: Dmth qe ata shfaqen kohe pas kohe dhe luftohen derisa te shuhet fitneja e tyre, pastaj shfaqen perseri.

 

 

Artikulli paraprakFemrat australiane po bëhen muslimane
Artikulli vijuesArabia Saudite kundërshton pjesëmarrjen e Iranit në Gjeneva 2