SHBA: Janë tërhequr trupat shtesë nga Afganistani

Zyrtarë amerikanë thonë se 33 mijë ushtarët e fundit shtesë, që ishin dërguar në Afganistan, me urdhër të presidentit Barak Obama, para gati tri vitesh, janë tërhequr nga ky vend.

Në një kumtesë, sekretari amerikan i shtetit, Leon Paneta, tha se “shtimi” e kishte arritur qëllimin e vet për thyerjen e momentit të talibanëve dhe në mënyrë “dramatike” e ka rritur madhësinë dhe kapacitetin e forcave të sigurisë së Afganistanit.

Pas kësaj tërheqjeje, tash në Afganistan mbeten 68 mijë ushtarë amerikanë, së bashku me afro 40 mijë pjesëtarë të forcave të partnerëve në NATO.

Kthimi i forcave amerikane në nivelin e para tri vitesh, kur ishte urdhëruar “shtimi” u bë në periudhën kur tranzicioni te forcat afgane po ballafaqohet me të ashtuquajturat “sulme të brendshme” të pjesëtarëve të forcave afgane, që po i kthejnë armët kundër trupave perëndimore.

Sipas planit, afganët do të jenë përgjegjës për sigurinë e tyre, aty kah fundi i vitit 2014./BS/kohaislame

Artikulli paraprakJahjaga duhet të dorëhiqet!
Artikulli vijuesErdoan: Asadi është i vdekur në aspektin politik