Aristokratët e UP-së

Anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit i caktojnë vetes beneficione të mëdha.

Marrin rreth 1500 euro në muaj pa llogaritur pagat.

Ndonëse Kosova njihet si ndër vendet më të varfra jo vetëm në rajon, por edhe Evropë, zyrtarë të ndryshëm të shtetit tonë marrin paga të majme, të cilat pa dyshim se lakmi do t’ua kishte çdokush. Ndër ata që marrin paga të majme, por njëkohësisht edhe shtesa, janë anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku vetëm shtesa për punën që bëjnë si anëtarë të KD-së, shkon deri në 1500 euro në muaj, edhe pse në të shumtën e herëve mbajnë vetëm një mbledhje në muaj. Për këtë është i bindur edhe vetë ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, i cili thotë për “Kosova Sot”, se të ardhura apo shpërblime të tilla janë caktuar nga vetë UP-kohaislame
Artikulli paraprakAI: Serbia s’i ka strehuar romët me fondet e BE-së
Artikulli vijuesItalia pritet të dalë nga recesioni