Ismaili: Glauk Konjufca ishte në AAK para se t’i bashkohej Vetëvendosjes

Pas çarjeve të mëdha brenda Lëvizjes Vetëvendosje, të cilat janë manifestuar me dorëheqjen e një numri të caktuar të figurave që kanë bartur funksione brenda kësaj partie politike, por edhe mbajnë poste të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ‘lufta’ e zyrtarëve të kësaj partie tashmë ka filluar në rrjetet sociale.

Njeriu që shau të gjithë për Vetëvendosjen e vjetër, Fisnik Ismaili, tash ka filluar t’i ofendojë njerëzit kryesor, ata që i preferon Albin Kurti.

 

Ismailin në Facebook, aktivistët e LVV-së kanë filluar që ta sulmojnë duke thënë se ka qenë në AAK, si dhe asnjëherë nuk ka qenë në krah të Lëvizjes.

Por deputeti Ismaili i ka replikuar aktivistit duke i thënë se këtë herë njeriu më i afërt i Albin Kurtit në VV, Glauk Konjuvca ka qenë në AAK, Hydajet Hyseni e Ismail Kurteshi kanë qenë në PDK.

Isamili krahas këtyre tre deputetëve të VV-së thotë se ka edhe të tjerë që kanë qenë në parti politike.

E aktivisti i VV’së i cili i replikoi Ismailit, i ka thënë atij se Konjufca ka shkuar në VV për shkak të programit.

“Shumë je ka kapesh për k.. e Hydes e ismailit e kogja nifar lepizde u kallxojshe ndaj tyne sa herë që i ke pa. Burri ndryshe e ka”, i ka replikuar tutje komentuesi Fisnik Ismailit.

Artikulli paraprakKQZ merr vetura me qira, shpenzime milionëshe
Artikulli vijuesNë këto kushte të tmerrshme punojnë punëtorët e KEK-ut (Foto)