Sekretari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Resul Rexhepi, ka thënë për ditoren norvegjeze VG se të rinjve të papunë të Kosovës po ju ofrohen 20-30 mijë euro për të shkuar në Siri, që të luftojnë në anën e Shtetit Islam.
Rexhepi thotë se situata ekonomike në Kosovë ka ndikuar radikalizimin e shumë të rinjve. Ai ka shtuar se paga mesatare është 200 euro, ndërsa norma e papunësisë së të rinjve 55 për qind.
“Fatkeqësisht, ata kanë ndikuar t’ju ndërrojnë bindjet. Kjo është zhgënjyese”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi. “Për islamin heroizëm është të ndihmohet familja dhe shteti”.
Se nga i ka këto informata pritet të shihet, por kjo shton dyshimin se mos vallë ky ka lidhje me parat që marrin ata që luftojnë në Siri!