Arrest me burg edhe për gjeneralin Adem Huduti (FOTO)

Në kuadër të tentativës për grusht shteti nga organizata FETÖ, 7 gjeneralë të arrestuar nga policia në mesin e të cilëve komandant i armatës së dytë, gjeneral Adem Huduti, gjeneral madhor Avni Angun, komandant i bazës ajrore të armatës së shtatë, gjeneral brigade Emin Ayık dhe ndihmës shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneral brigade Mustafa Serdar Sevgili dolën përpara turpit gjykues, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burime të gjykatës thuhet se për 7 gjeneralët trupi gjykues ka vendosur masën arrest me burg.

Gjeneralët janë dërguar në gjykatë nën masa shumë të rrepta të sigurisë. Ndërkohë një grup njerëzish të mbledhur në hyrje të gjykatës hodhën slogane kundër gjeneralëve dhe dënuan tentativën për grusht shteti.

Gjeneral Adem Huduti (3)

Gjeneral Adem Huduti (2)

Gjeneral Adem Huduti (1)

Artikulli paraprakIbrahimi: Enveristët e BDI-së tani në shërbim të Gylenit
Artikulli vijuesGreqi, nisi procesi gjyqësor ndaj 8 ushtarëve turq që u arratisën në Greqi