Arrestohen 10 persona dhe konfiskon mbi 20 kg lëndë narkotike

0
119

10 persona kanë përfunduar në pranga, ndërsa mbi 20 kg lëndë narkotike janë konfiskuar, gjatë një operacionit të policisë rajonale të Prizrenit, ka bërë të ditur Drejtori rajonal i Policisë së Kosovës major Nexhmi Krasniqi.

Sipas tij, kjo është meritë e njërit prej policëve të stacionit policorë të Suharekës, i cili arriti ta deshifroj parullën, me të cilën ishte koduar kontrabandimi.

Personat e ndaluar janë 5 shtetas nga Shqipëria dhe 5 të tjerë nga Kosova, prej tyre dy nga Mitrovica, dy nga Skenderaj dhe një nga komuna e Suharekës.

Në tri shtëpi të personave nga Kosova është ushtruar kontroll, ku në njërën prej tyre janë gjetur disa fishekë.

Pas njoftimit të prokurorit, është vendosur që 10 personat e dyshuar të ndalen në paraburgim, ndërsa provat materiale dhe shkresat e lëndës do t’i kalojnë Prokurorisë për procedurë të mëtejme.kohaislame