Ulen temperaturat, këtë javë borë dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë javës do të mbajë mot i ndryshueshëm.
Nga e enjtja pritet ulje e temperaturave deri nën zero gradë, kurse në viset malore veç shiut do të ketë edhe borë.

“ Të enjten masat e ajrit me origjinë nga veriu do të jenë të fuqishme të cilat do të ndikojnë në uljen e vlerave të temperaturave minimale, të cilat në orët e para të ditës do të zbresin deri rreth vlerave të zeros. Në viset malore reshjet e shiut do të jenë të shoqëruar me fjolla bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-16 gradë Celsius” thuhet në komunikatën e IHK-së.

Do të fryjë erë herë-herë me vrull nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi mbi 12m/s. /Lajmi.net/

Artikulli paraprakKuvendi, i ‘pafuqishëm’ për demarkacionin
Artikulli vijuesMungesa e parave e lë Kosovën pa rezerva shtetërore të naftës