Arrestohen 10 persona në Haraçinë dhe Hasanbeg

Njësitet speciale policore të MPB-së që nga mëngjesi ndodhen në Hasanbeg dhe Haraçinë, bëhet fjalë për një aksion ndërkombëtar për trafikim të mjeteve narkotike, ku sipas zëdhënësit të MPB-së Ivo Kotevski, deri tani janë arrestuar 10 persona. Ai më tej shtoi se aksioni do të vazhdon gjatë gjithë ditës edhe atë nëpër të gjitha qytetet e Maqedonisë.
“Është e konfirmuar, domethënë bëhet fjalë për vazhdimin e aksionit që e zhvillojmë në bashkëpunim me policinë austriake kundër shkatërrimin e kanaleve të trafikimit të mjeteve narkotike (heroinë), konkretisht në lidhje me Mafian e Frankfurtit dhe personat e involvuar në mafian.

Deri tash janë arrestuar 10 persona, mirëpo ky aksion vazhdon edhe më tej në të gjitha qytetet e Maqedonisë, ku nesër do të dalim me kumtesë të veçantë për këtë aksion”, deklaroi Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së. Sipas policisë në këtë aksion janë sekuestruar 350 kg marihuanë, raporton Zhurnal.

Nga mëngjesi i sotëm njësitet speciale të MPB-së kanë kryer kontroll në të gjithë rrethinën e Hasanbegut dhe Haraçinës në kërkim të personave të dyshuar që janë të lidhur me trafikimin ndërkombëtar të mjeteve narkotike.

Jo zyrtarisht mësohet se të arrestuarit i përkasin përkatësisë etnike shqiptare. Njëkohësisht, aksionet policore po zhvillohen edhe në qytetet tjera të shteteve ballkanike, ndërsa ekziston dyshimi se është shkatërruar kanali ndërkombëtar për trafikim me drogë. /

Artikulli paraprakSi ta shëndërroni telefonin tuaj në një shpërndarës interneti Wi-Fi
Artikulli vijuesIranit i bien fitimet nga nafta për 45%