GJEVGJELI (AA) – Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Refugjatëve, Shoqata për Afirmim “Nun Kultura” organizoi evenimentin “Karvani i rrugëtimit të refugjatëve me biçikleta”, në shenjë përkujtimi të vuajtjeve së refugjatëve të cilët në fillim të krizës ishin të detyruar të udhëtojnë me biçikleta dhe në këmbë përgjatë territorit të Maqedonisë, raporton anadolu Agency (AA).
Rreth 15 aktivistë karvanin me biçikleta e filluan prej kampit të refugjatëve në Gjevgjeli, ku momentalisht ndodhen rreth 140 refugjatë, në drejtim të autostradës Gjevgjeli-Shkup nëpër të cilën refugjatët me biçikleta dhe në këmbë udhëtonin drejt kufirit verior të vendit.
Drejtor i Shoqatës “Nun Kultura”, Bekir Halimi tha se me anë të këtij aktiviteti ata kanë për qëllim të solidarizohen me vuajtjet e refugjatëve gjatë fillimit të krizës dhe që mos të përsëriten vuajtje të tilla.
“Ne e kemi përjetuar ditët e para kur kemi takuar refugjatët rrugës duke udhëtuar me biçikleta dhe këmbë të lënduara. Udhëtonin grupe me gra, fëmijë dhe të moshuar me kilometra dhe të rraskapitur nga i nxehti dhe nga vështirësi tjera”, u shpreh Halimi.
Ai shtoi se transporti i refugjatëve në Maqedoni është rregulluar me kohë, veçanërisht me krijimin e linjës speciale të trenit, i cili deri para mbylljes së “rrugës ballkanike” transportonte refugjatët nga kufiri jugor drejt kufirit verior të vendit.
Ligji për Azil në Maqedoni u ndryshua në muajin qershor të vitit 2015, i cili u mundësoi refugjatëve të përdorin mjetet e transportit. Mirëpo para kësaj kohe, ata hasnin në peripeci të shumta kur arrinin në Maqedoni, si rastet të plaçkitjeve dhe kërcënimeve, por edhe dhjetëra prej tyre humbën jetën në hekurudhat e Maqedonisë si pasojë e udhëtimit gjatë natës dhe lodhjes së madhe.
You Might also Like
78 ditë ecje në këmbë për mirënjohje ndaj NATO-s
Një shtetas kosovar u nis nga Gjermania për në Kosovë për të falënderuar NATO-n, 13…
By
Redaksia
2 Min Read
Trusti i Kosovës me super paga
Për vitin 2016, pagat e komplet stafit në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës arrijnë…
By
Redaksia
3 Min Read
AKK: Edhe 261 zyrtarë të lartë nuk e kanë deklaruar pasurinë
Më shumë se 91.71 për qind e zyrtarëve të lartë publikë e kanë deklaruar pasurinë…
By
Redaksia
2 Min Read
Kundërpërgjigjet Rusia, pezullon marrëveshjen me SHBA-të
Rusia ka pezulluar marrëveshjen e nënshkruar me SHBA-të për parandalimin e ngjarjeve të padëshiruara dhe…
By
Redaksia
1 Min Read
Egjipt: varja e parë ndaj një mbështetësi të Morsit, i akuzuar për vrasje
Autoritetet zyrtare egjiptiane kanë ekzekutuar pas dënimit me vdekje, mbështetësin e presidentit të rrëzuar Mohamed…
By
Redaksia
1 Min Read
Korrupsion në të gjitha nivelet!
Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ka komentuar sërish…
By
Redaksia
1 Min Read


