Si ta shëndërroni telefonin tuaj në një shpërndarës interneti Wi-Fi

Telefoni juaj duhet te jete me sistem Android.

Për ta aktivizuar këtë mundësi, së pari ju duhet të jeni të lidhur në rrjet të internetit përmes “edge gsm data” që nënkupton të keni internetin e aktivizuar në SIM kartelën tuaj përmes Vala, Ipko, Zmobile etj.

Android Wi-Fi shpërndarësi. E tëra çka ju duhet të dini është kjo:
1. Shkarkoni falas aplikacionin “FoxFi” nga dyqani virtual Google Play Store. Apo ndonjë aplikacion tjetër si psh: “Wireless Tether for Root Users” , Wifi HotSpot, etj..

2. Instaloni aplikacionin “FoxFi” në smartphone-in tuaj dhe mundësisht vendoseni atë si ikone në desktop. Menjëherë pasi të keni vendosur këtë aplikacion në desktop dhe klikoni mbi të, aplikacioni automatikisht do t’ju kërkoj që ta konfiguroni atë. Dhe kjo dritare do të hapet:

Kur jeni te konfigurimi, koncentrohuni në rubrikën e parë të kësaj faqe Wifi Mode, më pas zgjedhni nëse dëshironi të ndryshoni emrin e rrjetit tuaj të shpërndare duke klikuar mbi rubrikën Network Name dhe më pas ri-emëroni emrin e rrjetit të shpërndarë në një emër që dëshironi, si psh. PrivatWifi

Pas kësaj vazhdoni në pjesën e sigurisë ku ju kërkohet të vendosni një (password) fjalëkalim të protokollit të sigurisë WPA. Vendosni një fjalëkalim të preferuar i cili përmban shkronja dhe së paku një numër, si psh.ameble1wifi

Pasi të keni mbaruar me këto selektoni Activate Wifi Hotspot për të aktivizuar shpërndarjen e sinjalit Wi-Fi nga smartphone-i juaj.

Tani interneti juaj duhet të jetë i aktivizuar me sukses dhe duke funksionuar. Ju lirisht mund te provoni të lidheni në Wi-Fi e sapo krijuar nga cila do paisje (LapTop, Smartphone, Tablet, etj.).

Konfigurimi i shpjeguar në këtë artikull është aplikativ për të gjithë versionet e sistemit operativ Android. Keni parasysh që disa nga versionet e Androidit mund të kenë të integruar Wi-Fi tethering dhe nuk ka nevojë për aplikacion shtesë.

|ameble|

Artikulli paraprakNokia Lumia 920 – Përshtypjet e para
Artikulli vijuesArrestohen 10 persona në Haraçinë dhe Hasanbeg