Arrestohen 20 persona të dyshuar, brenda 24 orëve

Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 20 persona për vepra të ndryshme penale.

LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Drenas 04.04.2015-13:35.Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull/K/Shqiptar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht me mjet të fortë viktimën mashkull/K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësorë, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me Prokurorin është ndaluar në mbajtje. Rasti nen hetime.
POSEDIM ILEGAL I ARMES
Rr. Bill Klinton, Prishtine 04.04.2015 – 23:15. Policia ka ndaluar një veture te llojit BMW me targa RKS, gjate kontrollit brenda ne veture ne posedim te dyshuarit mashkull K/Shqiptar (pasagjerit te veturës) eshte gjetur dhe konfiskuar nje arme e llojit CZ M-57 7.62 mm , një karikator me 9 fishek. Pas intervistimit me vendim te prokurorit i dyshuari lirohet ne procedure te rregullt. Rasti nen hetime.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Fsh. Tërnavë ,Podujevë (NN) 04.04.2015-10:30. Raportohet se një mashkull K/Shqiptar derisa ishte duke drejtuar veturën e tij , nga pakujdesia e ka godit një fëmijë mashkull K/Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
RAJONI I GJILANIT
INCIDENTET KRIMINALE
Raport shtesë:
VRASJE NË TENTATIVË
Rr. Viti- Kllokot, pompa “Modeli Petroll” 19.12.2014 19:20. Raportohet se pas zhvillimit te hetimeve me 04.04.2015-09:45 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar ,si i dyshuar kryesor për veprën penale vrasje në tentative dhe i njëjti pas intervistës në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Gjilan 03.04.2015-13:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit.
RAJONI I FERIZAJT
INCIDENTET KRIMINALE
NGACMIM
Kaçanik 04.04.2015 – 21:00. Ankuesja femër K/Shqiptare raporton se dy te dyshuar meshkuj K/Shqiptar e kane ngacmuar ne rrjetin social Facebook duke i thënë se nëse nuk del me u taku me ta , te njëjtit do t’ia publikojnë ne Facebook disa foto te saja te modifikuara. Policia ka ndaluar te dyshuarit te cilët pas intervistimit me vendim te prokurorit lirohen ne procedure te rregullt.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
RAJONI I PRIZRENIT
Asgjë për të raportuar
INCIDENTET KRIMINALE
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Fsh. Grazhdanik ,Prizren 04.04.2015-14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht viktimën femër K-shqiptare duke i shkaktuar lëndime trupore . Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe më pas është liruar për në shtëpi, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Rr.Wesly Clark, Prizren 04.04.2015-08:05. Raportohet se një mashkull K/Shqiptar derisa ishte duke drejtua veturën e tij , nga pakujdesia e ka godit viktimën mashkull K/Shqiptar i cili ishte në biçikletë. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor në spitalin e Prizrenit.
RAJONI I PEJËS
INCIDENTET KRIMINALE
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Fsh. Zahaq, Pejë 04.04.2015-17:15.Raportohet për një mosmarrëveshje në mes të tre të dyshuarve meshkuj K-shqiptar si dhe viktimës mashkull K-shqiptar. Njëri nga tre të dyshuarit është arrestuar pasi që i njëjti e ka sulmuar viktimën duke hedhur gurë dhe copëz druri në pjesën e shpinës së viktimës me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore . Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. Rasti nen hetime
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
GJETJE E MJETIT TË PA SHPËRTHYER
Junik 04.04.2015-08:45. Raportohet se një mashkull K/Shqiptar ka vërejtur një mjet të dyshimtë të pa shpërthyer të llojit predhë minahedhës 82 mm. Njësit policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësit FSK-së ka bëre asgjësimin e mjetit pa ndonjë incident.
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Rr. Mbretëresha Teutë, Pejë 04.04.2015-09:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Pejës.
RAJONI I GJAKOVËS
INCIDENTET KRIMINALE
Asgjë me rëndësi për të raportuar.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Rr. Nënë Terezë ,Gjakovë (DM:537-925) 04.04.2015-14:32. Raportohet se një mashkull K/Shqiptar derisa ishte duke drejtuar veturën e tij , nga pakujdesia e ka goditur një këmbësor mashkull K/Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në spitalin Rajonal të Gjakovës dhe pastaj në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor. Ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me Prokurorin është ndalur në mbajtje.
RAJONI I MITROVICËS
INCIDENTET KRIMINALE
MBAJTJE NE PRONESI KONTROLL SHFRYTEZIM I PA AUTORIZUAR I ARMES
Rruga Shote Galica, Vushtrri 04.04.2015 – 10:00. Eshte arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili kishte shtënë ne ajër me arme zjarri . Arma e përdorur me rast e llojit Pistolete 7.65 mm dhe një karikator me katër fishek janë konfiskuar. Me vendim te prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet ne procedure te rregullt.
POSEDIM ILEGAL I NARKOTIKËVE
Rr .Ukshin Kovaçica (NN) 04.04.2015-19:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një qese e vogël me substancë narkotike me peshe rreth 1.16 gram . Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rr. Adem Voca, Mitrovice 04.04.2015 – 22:30. Policia ka ndaluar një veture te llojit Shkoda te cilën ka qene duke e ngasur i dyshuari mashkull K/Shqiptar , gjate kontrollit brenda ne veture janë gjetur dhe konfiskuar 10 qese me narkotike si dhe 29 fara për mbjellje te kanabis satives. Pesha e narkotikeve arrin 6.23 grm. Me vendim te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje.
Rr. Adem Voca, Mitrovice 04.04.2015 – 22:30. Policia ka ndaluar një veture te llojit Golf te cilën ka qene duke e ngasur i dyshuari mashkull K/Shqiptar , gjate kontrollit brenda ne veture janë gjetur dhe konfiskuar 13 qese me narkotike ne posedim te dyshuarit mashkull K/Shqiptar(vozitësit te veturës) ndërsa ne posedim te pasagjerit mashkull K/Shqiptar janë gjetur 48 qese me narkotike. Pesha e narkotikeve arrin 53.77 grm. Me vendim te prokurorit te dyshuarit dërgohen ne mbajtje.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
Asgjë për të raportuar
RAJONI I MITROVICËS – VERI
INCIDENTET KRIMINALE
ZJARRËVËNJE
Zveçan 04.04.2015-01:10. Raportohet se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin një veture të cilën e ngiste një mashkull K/Serb. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësiti i zjarrfikësve të cilët kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar, perderisa njesitet policore jane duke hetuar rastin/KosovaSot
Artikulli paraprakJa çfarë ndodh me të dhënat që mblidhen nga aplikacionet e shëndetit
Artikulli vijuesiPhone, telefoni më i shitur në Kinë