Ja çfarë ndodh me të dhënat që mblidhen nga aplikacionet e shëndetit

Kohët e fundit është vënë re një rritje e përdorimit të aplikacioneve të shëndetit. Njerëzit duke dashur të kujdesen sa më shumë për shëndetin e tyre përdorin këto aplikacione të cilat marrin përmes sensorëve, ruajnë dhe analizojnë të dhënat shëndetësore të tyre. Por a e keni pyetur ndonjëherë veten se cfarë ndodh me këto të dhëna? Ku ruhen ato dhe kush mund ti aksesojë? Ne shpresojmë t’ju japim një përgjigje pyetjeve tuaja.
Fondacioni ‘The New American’ u bë pjesë e një debati të gjatë me një grup ekspertësh të sigurisë. Tema e këtij diskutimi kishte të bënte me rrezikun e lartë që paraqesin këto aplikacione për të dhënat e përdoruesve. Realisht i gjithë sistemi mjeksor nëqoftëse do të mbështesë teknologjinë duhet të aplikojë një politikë sigurie shumë strikte. Kevin Fu, i cili drejton Qendrën Kërkimore të Kërkimeve për Shërbimet Mjeksore në Universitetin e Miciganit, deklaron se përdoruesit janë shumë pak të vetëdijshëm për rrezikun që i kanoset të dhënave të tyre nga këto aplikacione shëndeti. Në përgjithësi të gjitha industritë duhet të aplikojnë një strategji më të mirë për tu mbrojtur online.
‘Profesioni i mjekut është si gjithë profesionet e tjera kur vjen puna tek rreziku nga sulmet kibernetike. Nëse ata kanë mësuar se duhet të lajnë duart para se të ekzaminojnë një pacient, atëherë duhet të dinë gjithashtu se dhe online ekziston një ‘higjenë’ e tillë. Rruga drejt sigurisë në fushën e mjeksisë ka për të qënë goxha e gjatë’, u shpreh Fu. Sasia e të dhënave të mbledhura nga pajisjet mobile ngre disa shqetësime të rëndësishme rreth privatësisë. Rreziku kryesor është se këto të dhëna të mbledhura ruhen dhe përdoret pa e ditur ne se si apo kush i përdor këto të dhëna. Disa aplikacione të shëndetit janë të mbrojtura me ligj, disa të tjera jo.
Pjesa më e madhe e përdoruesve mendojnë se informacioni i mbledhur nga aplikacionet e shëndetit apo të fitnesit si Fitbit, është një veprim dashamirës. Por këto aplikacione po bëhen gjithnjë e më shumë të sofistikuara dhe po arrijnë të masin vec hapave apo rrugës së përshkruar dhe ritmin e zemrës, glukozën në gjak, pjellorinë etj dhe kjo ndodh ndërkohë që aplikacionet funksionojnë të pakontrolluara nga kufizimet ligjore që zbatohen zakonisht në informacionet e mbledhura për qëllime mjeksore. Këto informacione më pas analizohen për të sjellë rezultate mbi sëmundjet si obeziteti apo Alzhaimer. Por ky treg i të dhënave është i errët dhe dhe dyshohet se ato mund ti shiten bizneseve të ndryshme për qëllime jo të mira, sic janë kompanitë e sigurimeve.
Po ta mendojmë me detaje kjo cështje përbën dicka të rrezikshme për ne përdoruesit. E megjithatë, reagimi i politikës apo qeverive mbi këtë cështje ka munguar. Autoritetet përkatëse ligjore akoma nuk kavë vendosur një ligj strikt përsa i përket këtyre aplikacioneve. Prandaj avokatë të ndryshëm i bëjnë thirrje qeverive të ndryshojnë legjislacionin në favor të mbrojtjes së konsumatorëve. Ekspertët
theksojnë rëndësinë e aplikimit të një strukture ligjore dhe të drejtë. Fu cilëson se këto aplikacione që premtojnë të shpëtojnë jetë dhe të përmirsojnë shëndetin e përdoruesve, nëse nuk aplikojnë një politikë të rreptë sigurie atëherë mund të jenë duke bërë të kundërtën e qëllimit të tyre./CIOAl
Artikulli paraprakPo ky dekor tek Jasharajt, a është flamur arab?
Artikulli vijuesArrestohen 20 persona të dyshuar, brenda 24 orëve