Dëmi i vjedhjes nga “babadimrat” 400 mijë euro

Dëmi i vjedhjes nga “babadimrat” 400 mijë euro. Grabitja, “babagjyshët” kryen grabitjen me makinën e kreut të PS.

“Benzi” i përdorur në grabitjen e qendrës tregtare iu vodh para një jave kreut të PS në Fushë-Prezë. Shoqërohen 100 të dyshuar. Dëmi nga vjedhja me armë mbi 400 mijë euro, RENEA kreh fshatrat.
Gjenden dy prej automatikëve të përdorur nga babagjyshët që grabitën argjendarinë në një qendër tregtare, pasditen e së martës në Tiranë. Armët janë gjetur pranë kazanëve të plehrave te Sanatoriumi, jo shumë larg vendit ku ndodhi vjedhja me armë e argjendarisë. Bashkë me armët,

Policia e Tiranës gjeti dhe sekuestroi edhe veshje që dyshohet t’u përkasin grabitësve, një pulovër dhe një palë xhinse. Burimet thanë se rrobat dhe armët e sekuestruara janë dërguar për ekzaminim në Laboratorin e Kriminalistikës, ndërsa vazhdon aksioni në terren për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes. Grupi hetimor dyshon se këto armë dhe rrobat u përkasin 4 babagjyshërve, të cilët pasditen e së martës terrorizuan në kërcënimin e armës klientët e një qendre tregtare, dhe mundën të grabisin një sasi të konsiderueshme floriri në një argjendarinë “Xhelozi”, në pronësi të shtetasit A.Sh. Në një deklaratë zyrtare, Policia e Tiranës u shpreh se persona të paidentifikuar ende kanë vjedhur nën kërcënimin e armës një dyqan argjendarie, në pronësi të shtetasit A.Sh. “Autorët kanë marrë një sasi bizhuterish dhe janë larguar me një mjet tip ‘Benz’. Pak minuta më vonë, autorët e kanë braktisur mjetin në rrugën e Surrelit dhe i vunë zjarrin”, thuhet zyrtarisht nga Policia.

OPERACIONI
Policia ka vijuar përgjatë gjithë natës dhe paradites së djeshme aksionin për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes. Kontrolli është shtrirë në të gjithë territorin e Tiranës, duke shoqëruar mbi 100 persona, të cilët kanë karakteristikat e 4 grabitësve, djem të rinj të moshave 22-25 vjeç. Në operacionin për arrestimin e 4 babagjyshërve që kryen grabitjen e argjendarisë, Policisë së Tiranës i janë bashkangjitur edhe forcat speciale RENEA. Nga verifikimet që ka bërë policia në numrin e shasisë të makinës së djegur, mësohet se makina e përdorur nga autorët gjatë largimit nga qendra tregtare…

Artikulli paraprakKështu nuk kultivohet toleranca
Artikulli vijuesArrestohen 22 vajza në klube të natës në fshatra të Tetovës