Poroshenko: Nuk përjashtohet “invadimi i plotë rus”

President i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka thënë se “mbesin të rëndësishme”gjasët për përshkallëzimin e konfliktit me Rusinë dhe separatistët e mbështetur nga Rusia, në pjesën lindore të Ukrainës, dhe ka thënë se ai nuk mund ta përjashtoj “invadimin rus të shkallës së plotë”.

Duke folur sot në qytetin Lvov, zoti Poroshenko tha se nëse situata në pjesën lindore të Ukrainës dhe rajonin e Krimesë, të cilin Rusia e ka aneksuar nga Ukraina në vitin 2014, vazhdon të përkeqësohet, atëherë “ne duhet të imponojmë ligj ushtarak dhe të urdhërojmë mobilizim”.

Mëtutje, Poroshenko e ka akuzuar “armikun” për përpjekje të shkatërrimit të procesit paqësor të Minskut.

Më herët gjatë ditës, ushtria e Ukrainës tha se tre pjesëtarë të saj janë vrarë gjatë luftimeve kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia.

Zëdhënësi ushtarak, Oleksandr Motuzyank, tha se separatistët i kanë hedhur më tepër se 500 predha dhe i anë bërë 300 gjuajtje me artileri gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas Kombeve të Bashkuara, prej fillimit të vitit 2014, kur ka filluar ky konflikt, janë vrarë më se 9,500 vetë.

Artikulli paraprakBiden nuk lëviz opozitën nga kundërshtimi i Demarkacionit
Artikulli vijuesArrestohen 5 persona dhe konfiskohen 200 mijë euro nga mallëra të kontrabanduara