Forcat turke të sigurisë kanë arrestuar dy pjesëtarë të organizatës DAESH gjatë përpjekjes së këtyre të fundit që të hyjnë në Turqi përmes Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Një zyrtar ushtarak në kushte anonime deklaroi për AA se dy shtetasit e huaj janë kapur në afërsi të vendkalimit kufitar në Gaziantep gjatë përpjekjes për të hyrë ilegalisht në Turqi, ku më vonë është konstatuar se bëhet fjalë për pjesëtarë të DAESH-it.
Të arrestuarit iu janë dorëzuar xhandarmerisë e cila pritet ti deportojë ata në shtetin e origjinës. Burimi nuk ka zbuluar identitetin apo origjinën e të arrestuarve.
Forcat turke të sigurisë po kryejnë kontrolle të përforcuara përgjatë kufirit 900 kilometërsh me Sirinë.