Arrestohen mbi njëmijë kosovarë në Hungari

Të premten në zonën kufitare mes Serbisë dhe Hungarisë, brenda territorit hungarez oplicia e këtij shteti ka arrestuar 1,233 shqiptarë të Kosovës, të cilët kanë kaluar kufirin serbo-hungarez në mënyrë ilegale.

Numri më i madh i emigrantëve ilegalë  është zënë në korridorin eqytetit Asotthaloma, i cili është në kufi me Serbinë.

Mediat hungareze bëjnë të ditur se bashkë me shqiptarët e Kosovës janë arrestuar edhe 16 afganë, 14 pakistanezë dhe 6 sirianë.

Grupi më i madh prej 153 shqiptarësh të Kosovës është arrestuar rreth orës 17:30 në territorin e fshatit kufitar Asotthaloma, ku e kishin kaluar ilegalisht të ashtuquajturin “kufiri i gjelbër”.

Të gjithë të arrestuarit i janë dorëzuar Zyrtarëve të Imigracionit në Hungari./GF

Artikulli paraprakNga Vetvendosja te Syriza
Artikulli vijuesKomandant HOXHA u drejtohet Islamofobave Shqipfolës: "Qysh keni fillu ju jeni duke nxit konflikt ndërfetarë te Shqiptarët"!