“Vetëvendosje” ndonëse është forca e tretë politike në Kuvendin e Kosovës, po vazhdon të injorohet nga ndërkombëtarët, e veçanërisht nga zyrtarët amerikanë. Personalitete të politikës amerikane gjatë vizitave në Kosovë, në shumë raste kanë shmangur takimet me lidershipin e “Vetëvendosjes”.
Medelein Albright erdhi në Kosovë për të marr pjesë në samitin ndërkombëtar të grave, e në këtë rrugë ajo takoi edhe liderët politikë të vendit. Ajo arriti t’i bëjë bashkë Hashim Thaçin, Isa Mustafën e Blerim Shalën, por nuk u kujdes që aty të ftojë edhe Albin Kurtin, edhe pse subjekti politik i këtij të fundit është i treti më i votuari në zgjedhjet e fundit nacionale, shkruan gazeta lajm.
Nuk është hera e parë që një zyrtar i lartë i shtetit apo i politikës amerikane, shmang takimet me Lëvizjen “Vetëvendosje”. Këtë subjekt politik, përveç tjerash, akoma nuk e ka vizituar as ambasadorja e re amerikane në Kosovës, Treisi Xhakobson.
Zëdhënësi i “Vetëvendosjes”, Erzen Vraniqi, ka thënë se nuk kanë qenë të ftuar nga Albright në takimin që ka pasur me Thaçin, Mustafën e Shalën.
“Nuk kemi qenë të ftuar”, ka thënë Vraniqi. Por, ai ka një arsye pse nuk janë ftuar në këtë takim, ndonëse nuk është vetëm Albright që nuk i fton në takime të tilla.kohaislame
You Might also Like
Jasharët: Nëntë vjet zhgënjim
Për nëntë vjet pavarësi Qeveria e Kosovës u përkujdes që ta ndërpresë financimin e projektit…
By
2 Min Read
Blerand, ke 200 mijë euro pasuri – Sa fëmijë duhet t’i kesh?
Ministri i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Kosovës, Blerand Stavileci, mbrëmë ka dhënë një deklaratë…
By
3 Min Read
Demokristianët e Kosovës: Peticioni kundër ambasadorit Delawie i dëmshëm për Kosovën
Në emër të Unionit Demokristian Shqiptar (UDKSH), të të gjithë Demokristianëve të Kosovës në përgjithësi…
By
3 Min Read
Qeveria me TVSH-në në barna e rëndoi jetën e qytetarëve
Qeveria e udhëhequr nga Isa Mustafa ka rënduar në masë të madhe shtresën e varfër…
By
3 Min Read
Veriu vihet nën kontroll, por ekonomia joligjore përfshinë gjithë Kosovën
Ekonomia joligjore apo evazioni fiskal në Kosovë, konkretisht në pjesën veriore të Kosovës, mbetet i…
By
4 Min Read
Në Prishtinë mbyllen 9 lokale dhe arrestohen 9 persona
9 persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në aksionin që ka vazhduar edhe mbrëmë…
By
1 Min Read
