Arrestohen nëntë sirianë në Mitrovicë

Policia e Kosovës gjatë mëngjesit të sotëm në rajonin e Mitrovicës ka shoqëruar në stacionin policor nëntë shtetas nga Siria.

Mësohet se nëntë të arrestuarit nga policia e Kosovës, të cilët ishin shtetas sirian nuk kanë të bëjnë me aksionin e policisë për konfiskimin e armëve, por me qëndrim ilegal në Kosovë.
 
Sirianët u shoqëruan gjatë mëngjesit të sotëm në stacionin e policisë. Të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit.
 
Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë në Rajonin e Mitrovicës e ka konfirmuar se arrestimi i sirianëve nuk ka të bëjë me mbajtje të armëve por për qëndrim ilegal në Kosovë.
 
“Në të njëjtën kohë është zhvilluar edhe një operacion tjetër policor, në të cilin brenda hapësirave operuese janë hasur nëntë persona, kryesisht shtetas të huaj që ishin duke banuar në rajonin e Mitrovicës në mënyrë ilegale. Edhe ata janë shoqëruar në stacionin policor dhe për ta do të ndërmerren të gjitha masat e leje-qëndrimit të tyre”, ka thënë Avni Zahiti.kohaislame
Artikulli paraprakThaçi: Pushteti merret me votë jo me revolucione proletare
Artikulli vijuesKritikë dhe shfajësim për EULEX-in