Këtë vit nuk ka ligj për amnisti

Asnjë i burgosur në Qendrën Korrektuese në Dubravë nuk do të jetojë, nëse vazhdojnë grevën e urisë për ligjin për amnisti.

Kjo për faktin se amnistia e ngritur si çështja nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, nuk ka gjasa që të hyjë si kategori kushtetuese, e më pas të rregullohet edhe me ligj brenda pak ditësh.
Madje sipas, ekspertëve dhe ligjvënësve kosovarë, procedura e amnistisë nuk ka gjasa që të ndodhë brenda këtij viti, sepse deri në miratimin e ligjimit në Kuvend duhet të bëhet një “odisejadë” deri në vitin 2013.
Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, u ka premtuar të burgosurve se shumë shpejt çështja e amnistisë do hyjë si ndryshim kushtetues, e më pas të bëhet edhe ligji për amnisti.
E për të treguar që ka mbajtur fjalën, por janë procedurat ato që kanë vonuar procesin, ministri Kuçi ka thënë për “Zërin”, se propozimi i tij është miratuar nga Qeveria dhe se ai është dorëzuar në Kuvend, nga i cili më pas varen procedurat e mëtutjeshme.
“Në qershor kemi dorëzuar propozimin në Kuvend. Tani përse Kuvendi nuk ka inicuar procedura të mëtutjeshme, duhet pyetur ata”, tha Kuçi. /Indeksonline/kohaislame

Artikulli paraprakNjëmbëdhjetë këshilla për të shmangur humbjen e kujtesës
Artikulli vijuesVulin sot dhe nesër në Kosovë