Arrestohet anëtari i Kryesisë së VV-së, Artan Abrashi

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në shtëpinë e tij anëtarin e Kryesisë së lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashin.
Vetëvendosje thekson se përndjekjet dhe arrestimet politike nuk do t’i ndalin.

“Qeveria e Kosovës tash e sa muaj ka ndërsyer tërë aparatin represiv kundër opozitës, vetëm e vetëm për ta shtypur opozitën. Në këtë mënyrë, Qeveria e Kosovës po tenton që t’i zbatojë marrëveshjet e dëmshme për Republikën e Kosovës, ashtu që t’i përmbushë apetitet e Serbisë mbi Kosovën. Me këto arrestime policia është vënë në mbrojtje të një Qeverie antikushtetuese, ajo po e mbron një pushtet jolegjitim dhe të rebeluar kundër Republikës… Ne do të vazhdojmë protestën derisa të anulohen marrëveshjet, dhe derisa të largohet kjo Qeveri që e ka shkelur Kushtetutën”, thuhet në njoftim

Artikulli paraprakServilizmi frankofon i shqiptarëve dhe gafat ballkanike të Turqisë!
Artikulli vijuesBankat nuk ndalen, fitojnë mbi 81 milionë euro