Tre persona, mes të cilëve një mësues që shisnin kanabis duke e maskuar si cigare janë arrestuar gjatë ditës së sotme nga policia ndërsa janë sekuestruar 340 cigare brenda të cilës ishte futur lënda narkotike Marihuanë, 555 doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa, 56 (kubik) të dyshuara si bimë narkotike të kultivuara në gota plastike, 1 automjet Mitsubishi, 4 celularë dhe 1 armë gjahu me leje.
Pas një pune hetimore 4 mujore, nga Sektori Për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë u finalizua me sukses Operacioni i koduar “ARBEIT”, transmeton syrinet.
Në kuadër të cilit u identifikuan dhe zbuluan pas një pune të mirëfilltë policore i disa shtetasve të cilët në mënyrë të kamufluar në formën e cigareve prodhonin dhe shpërndanin në doza lëndë narkotike të llojit Marihuanë.
U arrestuan në flagrancë për veprën penale të “Prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/2, Kodit Penal, shtetasit :
Sabri Zyba, 24 vjeç, banues në Lezhë
Fatmir Ndreca, 46 vjeç, banues në Lezhë me funksion mësues në shkollën e mesme në Shënkoll ku dyshohet se shpërndante lëndën narkotike
Petrit Gjoka, 41 vjeç , banues në Lezhë.
Këtyre tre shtetasve iu sekuestruan në momentin e arrestimit në flagrancë në cilësinë e provës materiale: 340 cigare brenda të cilës ishte kamufluar lënda narkotike Marihuanë.
555 doza të dyshuara si lëndë narkotike Cannabis Sattiva , të ambalazhuara ne qese plastike (farmaceutike)
1 automjet Mitsubish me targa AA092GE
4 celularë
Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Fatmir Ndreca u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
56 (kubik) të dyshuara si bimë narkotike të kultivuara në gota plastike
1 armë gjahu me leje
Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.