Arrestohet prifti, ngacmonte seksualisht 12-vjeçaren gjatë ekzorcizmit

Një prit është arrestuar nën dyshimin se e ka ngacmuar seksualisht disa gra duke kryer ekzorcizëm dhe “shërim shpirtëror”.
Prifti në Palermo, Sicili, u arrestuar bashkë me një kolonel ushtarak mbi akuzat për abuzim seksual, raportojnë mediat lokale, transmeton Express.

Ati Salvatore Anello, 59-vjeçar, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht katër gra dhe një vajzë 12-vjeçare, gjatë “lutjeve për shërim”, që supozohet se kishin për qëllim t’i ndihmonin ato të shëroheshin nga sëmundjet apo t’i çlironin nga posedimi i djallit, sipas agjencisë së lajmeve “AGI”.

Të dy të arrestuarit janë dërguar në paraburgim, ndërsa hetimi është duke vazhduar për të parë nëse ka pasur viktimat të tjera.

Artikulli paraprakBlogerja Muslimane dizajnon shamia për të gjitha racat
Artikulli vijuesSi ta hiqni qafe aromën e hudhrës