Prifti italian: Gratë janë fajtore kur rrihen nga burrat

Një prift italian ka shkaktuar revoltë pasi në një shkrim të tij ka thënë se gratë janë pjesërisht fajtore për nxitjen e dhunës në familje, sepse ato nuk pastrojnë shtëpitë, nuk gatuajnë si duhet dhe sepse veshin shumë rroba ngushta e provokuese.

Mediat italiane kanë raportuar se famullitari Piero Corsi ka vendosur një tekst në tabelën e lajmërimeve në kishën e fshatit San Terenzo di Lerici, në veri të vendit, ku ka deklaruar se femrat nuk ushtrojnë “autokritikë të shëndetshme” në lidhje me temën femicide (rastet kur një burrë vret gruan e tij ).

Teksti të cilin në internet e publikoi katoliku konservator Bruno Volpe, kritikon pornografinë dhe reklamat erotike televizive, ndërsa thekson se femrat pjesërisht kanë faj për “shkaktimin e instinkteve më të këqija, të cilat pastaj shndërrohen në dhunë dhe abuzim seksual”.

“Le ta pyesim veten: a është e mundur që të gjithë meshkujt përnjëherë të çmenden? Them se jo”, shkruan prifti në tekstin e tij, të publikuar në shumë media. “Thelbi i problemit qëndron në faktin se gratë janë çdo herë e më provokuese, arrogante, besojnë se gjithçka munden vend dhe kështu në fund provokojnë tensione”.

“Sa shpesh shohim vajza, e madje edhe gra të pjekura në rrugë, në rroba provokuese dhe të ngushta? Foshnja të lëna pas dore, shtëpi të ndyra, ushqim të ftohtë dhe të shpejtë. Prandaj, në qoftë se familja përfundon në kaos dhe krimi ndodhë (lloj i dhunës që duhet të gjykohet dhe dënohet) përgjegjësia është shpesh e përbashkët”, shton më tej prifti Corsi.

Kryetari i Bashkisë së Lericit, Marco Caluri, ka thënë se artikulli është “shumë fyes”. Ndërsa, peshkopi i La Spezias urdhëroi që teksti të hiqet nga tabela e shpalljeve, duke thënë se ajo përmbante qëndrime të papranueshme “që janë në kundërshtim me pozitën e kishës”.

Një e treta e grave në Itali është raportuar të jetë viktimë e dhunës serioze në familje, sipas një raporti të OKB-së. Aty thuhet se më 2010 burrat kanë vrarë 127 gra, ndërsa motivet më të shpeshta ishin “nderi, papunësia dhe xhelozia”.

Corsi pas kritikave kërkoi falje, por ka thënë se nuk e ka ndërmend të heq dorë nga detyra e tij. /Tg/kohaislame

Artikulli paraprakAeroplanët e Asadit vranë 14 persona, nga ta 8 fëmijë
Artikulli vijuesMeka dhe Medina, dy qytetet më të ndriçuara në rruzullin tokësor