Greqi – masa më të ashpra kundër veprave kriminale me karakter fetar apo etnik

Organizatat e emigrantëve dhe grupet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut njoftojnë për rritjen drastike të sulmeve mbi emigrantëve në Greqi.

Greqia do të vendosë dënime më të ashpra për veprat kriminale me karakter religjioz apo etnik, pas serisë së sulmeve mbi emigrantët në vend, në të cilat janë përfshirë anëtarët e partisë së ekstremit të djathtë ”Agimi i artë”.

Ministri grek i Drejtësisë, Adonis Rupaqotis deklaroi se veprat kriminale me karakter racist do të ndëshkohen me të paktën tre vjet burg në pajtim me reformat e sistemit gjyqësor, që duhet të votohen në parlament gjatë këtij viti.

Prokuroria greke filloi këtë javë hetimet për sulmet e anëtarëve të ”Agimit të artë” mbi emigrantët.

Organizatat e emigrantëve dhe grupet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut njoftojnë për rritjen drastike të sulmeve mbi emigrantëve në Greqi, sidomos që nga fillimi i krizës më të madhe financiare në vend./trt/kohaislame

Artikulli paraprakVendet e rezervuara për minoritetet paralizojnë shtetin
Artikulli vijuesBlini një Samsung Galaxy S III për 99.99$ dhe për një kohë të limituar