ARRESTOHET SPECIALISTI I KRYEMINISTRISË SË TURQISË, KOÇYIĞIT

Në kuadër të hetimeve ndaj organizatës terroriste FETÖ, burimet e Kryeminsitrisë së Turqisë kanë bërë të ditur që është arrestuar ”Specialisti i Kryeministrisë” Akif Mustafa Koçyiğit, raporton Anadolu Agency (AA).

Burimet e Kryeminsitrisë thanë se Koçyiğit ishte shkarkuar më parë për dyshime se ka lidhje me organizatën terroriste, FETÖ. Ndërkohë ai është arrestuar nga policia me akuzën e nxjerrjes së informacionit shtetëror.

Kryeministria më 18 korrik të këtij viti dërgoi në detyra pasive 257 persona të cilët dyshohen se janë të lidhur me organizatën terroriste FETÖ.

Artikulli paraprakJa kur do të nis rindërtimi i Xhamisë së Ibrit (FOTO)
Artikulli vijuesMbyllet universiteti i FETO-së në Azerbejxhan