Policia dje e arrestoi 19 vjeçarin A.A nga Shkupi i cili dyshohet për vrasjen e 19 vjeçarit Leart Ademi, i cili pardje ndërroi jetë në Spitalin e qytetit, pasi që gjatë ditës është sulmuar me thikë në zemër.
I arrestuari dyshohet për shkaktimin e lëndimeve me pasoja vdekjeprurëse, transmeton zhurnal.mk
Gjykatësi me procedurë paraprake, pas shqyrtimit dhe vlerësimit të fakteve dhe dëshmive në propozimin e prokurorisë, solli vendim për ta pranuar propozimin dhe përcaktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve.
I vrari është djalë i Sami Ademit, gazetar i sportit në Radio Televizionin e Maqedonisë.