Arrihet marrëveshja për ”ndalimin e dhunës” në Siri

Arrihet një marrëveshje për ”ndalimin e dhunës” për një javë në Siri gjatë takimit në Mynih, takim ky i kryesuar nga SHBA-ja dhe Rusia, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për mediat Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, pas përfundimit të bisedimeve për Sirinë ku krahas SHBA-së dhe Rusisë merrnin pjesë Arabia Saudite, Irani dhe Turqia tha se: ”Arritëm në një marrëveshje për ndalimin e dhunës për një javë në të gjithë Sirinë”.

Kerry i cili foli në konferencën e përbashkët për shtyp ku krahas tij të pranishëm ishin edhe Sergey Lavrov si dhe i dërguari Special për Sirinë I OKB-së Steffan de Mistura shtoi se: “Arritëm në një marrëveshje për ngritjen e një grupi pune nën kujdesin e OKB-së dhe ku nënkryetarët do të jenë nga SHBA-ja dhe Rusia. Javën e ardhshme ky grup pritet të fillojë nga puna për zhvillimin e metodave mbi ndalimin e dhunës dhe sulmeve për një kohë të gjatë’’.

– Fjala armëpushim nuk u përdor –

Ndëkrohë Kerry-n në konferencën “Grupi Ndërkombëtarë për Ndihmë ndaj Sirisë” ku merrnin pjesë 17 vende të ndryshme të botës një gazetar e pyeti atë për termin “armëpushim”. Ai për këtë pyetje tha se disa vende për momentin nuk janë dakord për këtë term. Në vend të tij ata kanë preferuar të përdorin fjalën “ndalimi i dhunës”.

Kerry në fjalën e tij tha gjithashtu se kjo marrëveshje nuk përfshin DAESH-in dhe organizata të tjera terroriste si Al Nusra apo të tjera të njohura si të tilla nga OKB-ja.

– “Operacionet tona do të vazhdojnë” –

Nga ana tjetër ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Lavrov tha se kjo marrëveshje nuk do të përfshijë organizatat terroriste të cilat njihen sit ë tilla nga OKB-ja. “Për këtë arsye operacionet tona në Siri do të vazhdojnë” është shprehur ai.

– Ndihmë humanitare ndaj zonave në rrethim –

Sipas marrëveshjes së arritur në Mynih është parashikuar dërgimi i shpejtë i ndihmave humanitare në rajonet e bllokuara nga konflikti. Ndërkohë që Kerry deklaroi se gjatë diskutimeve në Gjenevë është arritur një marrëveshje për ngritjen e një grupi pune për ndihmat humanitare, Lavrov ka deklaruar se në disa rajone mund të dërgohen ndihma edhe nga ajri.

– Kerry: Me Asadin nuk mund të ketë paqe –

Në lidhje me pyetjen mbi të ardhmen e Asadit në Siri Kerry ka thënë se të gjitha palët janë pro një Sirie autonome ku ruhet integriteti territorial. “Por në lidhje me mënyrën e zgjidhjes së problemeve ka mendime të ndryshme. Nëse Asadi ngul këmbë për të qendruar në Siri dhe në pushtet në atë vend nuk mund të ketë një paqe. Ky është mendimi i shumë nga vendeve që janë këtu. Edhe pse disa vende mendojnë ndryshe ne mendojmë se me Asad-in nuk mund të ketë paqe në Siri. Shumica e vendeve që marirn pjesë në diskutime janë të mendimit që të krijohet një qeveri tranzicioni” – u shpreh Kerry.

(AA)

Artikulli paraprakStephen Hawking braktis ateizmin: Po, Zoti ekziston!
Artikulli vijuesErdogan: Shkaqet kryesore të valës së emigracionit, sulmet ruse dhe të Esadit