Kosova, e pafuqishme para kolonizimit të veriut me serbë

Qeveria e Serbisë e ka nisur të enjten projektin më të madh kolonizues në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.

Ka vënë gur themelin për ngritjen e një lagjeje në veri me 300 shtëpi, të cilën planifikon ta popullojë me rreth 1.500 serbë.

Beogradi zyrtar ka financuar shumë ndërtime në Kosovë, por projekti i quajtur “Lugina e diellit” është më i madhi. Prej pasluftës është orientuar në katër komunat e veriut, veçmas në Mitrovicë.

Kësisoj, në Lagjen e Boshnjakëve janë ndërtuar gjashtë ndërtesa shtatëkatëshe, në Lagjen e Doktorëve një objekt shtatëkatësh, në Lagjen Kroi i Vitakut tetë objekte katërkatëshe, në Suhodoll të Epërm është ndërtuar një objekt gjashtëkatësh, në Lagjen Kodra e Minatorëve janë ndërtuar dhjetë objekte shtatë, tetë e dhjetëkatëshe.

Në këtë pjesë vazhdon ndërtimi i objekteve të tjera të larta për serbë të Kosovës, por edhe për të tjerë të ardhur nga të gjitha pjesët e ish-Jugosllavisë.

Artikulli paraprakDrogë me mushka nga Lazarati drejt Europës, 7 të arrestuar për trafik
Artikulli vijuesRamazani: Ushqimet për të moshuarit, të sëmurët me tension dhe diabetikët