ARRIJNË MARRËVESHJE PËR NAFTËN

Sudani dhe Sudani Jugor kanë arritur marrëveshje rreth pagesës së naftës – një kontest ky që ka sjellë dy vendet në prag të luftës.

Ndërmjetësi i Bashkimit Afrikan, Thabo Mbeki, tha se palët do të diskutojnë edhe afatin kohor për rinisjen e eksporteve të naftës përmes veriut.

Ai nuk ka dhënë detaje të tjera, ndërkohë që nuk ka pasur komente të menjëhershme as nga Sudani, as nga Sudani Jugor.

Sudani Jugor ka mbyllur prodhimin e naftës në muajin janar, pas dështimit për t’u pajtuar rreth tarifave të transitit të naftës me fqinjin e tij verior,njofton rel.

Mosmarrëveshja ka ndikuar rëndë në ekonominë e dy shteteve.

Me pavarësinë e shpallur në vitin 2011, Sudani Jugor ka marrë me vete dy të tretat e naftës së rajonit, por tubacionet dhe objektet e përpunimit kanë mbetur në Sudan. /kohaislame/

Artikulli paraprakPËRGJIMI I TELEFONAVE, VEÇ ME VENDIM TË GJYKATËS
Artikulli vijuesPARLAMENTI AFGAN SHKARKON DY MINISTRA