Katër milionë muslimanë të vrarë në luftërat e SHBA-NATO. A duhet ta quajmë gjenocid?

Duke rikujtuar kampet japoneze të varrimit të Luftës së Dytë Botërore, disa amerikanë tani janë duke bërë thirrje për muslimanët që të vendosen në kampe apo edhe haptazi thirrje për gjenocid kundër 1.6 miliard praktikantëve të besimit Islam.

Shënim: Pas votimit të fundit në dhomën amerikane të Përfaqësuesve për të deklaruar se ISIS është duke kryer gjenocid në Irak dhe Siri, kemi sjellë në vëmendjen e lexuesve tanë këtë artikull fillimisht të publikuar në gusht të vitit 2015.

Nuk mund të jetë kurrë e mundur të dihet numri i vërtetë i vdekjeve së luftërave moderne perëndimore në Lindjen e Mesme, por kjo shifër mund të jetë 4 milion ose më e lartë. Që shumica e të vrarëve ishin me origjinë arabe, dhe kryesisht muslimane, kur do të jetë e drejtë për t’i akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj për gjenocid?

Një raport i marsit nga Mjekët për Përgjegjësinë Sociale e ka llogaritur numërimin e trupave të vdekur të luftës në Irak në rreth 1,3 milion, dhe ndoshta afro 2 milion. Megjithatë, numri i të vrarëve në luftërat e Lindjes së Mesme mund të jetë shumë më i lartë.

Numri aktual i të vdekurve mund të arrijë aq i lartë sa 4 milion nëse përfshihen jo vetëm ata që u vranë në luftërat në Irak dhe Afganistan, por edhe viktimat e sanksioneve kundër Irakut, të cilat kanë lënë rreth 1,7 milionë të vdekur, gjysma e tyre fëmijë, sipas të dhënave nga Kombet e Bashkuara.

Rafael Lemkin dhe definicioni i gjenocidit

Termi gjenocid nuk ka ekzistuar para vitit 1943, para se të shpikej nga një avokat polako-hebre me emrin Rafael Lemkin. Lemkin e ka krijuar fjalën duke kombinuar rrënjën greke Geno, që do të thotë njerëz apo fis, me -cide, që rrjedh nga fjala latine për vrasjen.

Gjyqet e Nurembergut, në të cilin zyrtarë të lartë nazistë u ndoqën penalisht për krime kundër njerëzimit, filloi në vitin 1945 dhe janë të bazuara rreth idesë së Lemkin për gjenocidin. Në vitin pasues, ajo u fut në të drejtën ndërkombëtare, sipas OKB për t’i dhënë fund Gjenocidit:

Në vitin 1946, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë që ‘pohoi’ se gjenocidi është krim sipas të drejtës ndërkombëtare, por nuk ka ofruar një përkufizim ligjor të krimit.

Me mbështetje nga përfaqësues të SH.B.A., Lemkin prezantoi draftin e parë të Konventës për Parandalimin e Torturës dhe Gjenocidin në Kombet e Bashkuara. Asambleja e Përgjithshme miratoi Konventën në vitin 1948, edhe pse ajo do të merrte tre vjet më shumë që shtetet e mjaftueshme të nënshkruanin konventën, duke e lejuar atë të ratifikohet.

Sipas kësaj konvente, gjenocidi është definuar si:

… Ndonjë prej akteve të mëposhtme të kryera me qëllimin për të shkatërruar, në tërësi ose pjesërisht, një grup nacional, etnik, racial ose fetar, të tilla si:

(a) vrasja e anëtarëve të grupit;

(b) shkaktimi i dëmtimeve serioze trupore ose mendore të anëtarëve të grupit;

(c) imponimi qëllimshëm në kushtet e jetesës së grupit për të sjellë shkatërrimin e tij fizik në tërësi ose pjesërisht;

(d) imponimi i masave që synojnë parandalimin e lindjeve brenda grupit;

(e) transferimi me dhunë i fëmijëve nga grupi tek një grup tjetër .

Sipas konventës, gjenocidi nuk është thjesht i përcaktuar si një akt i qëllimshëm i vrasjes, por mund të përfshijë një gamë të gjerë të aktiviteteve të tjera të dëmshme:

Imponimi i qëllimshëm i kushteve të jetesës që llogaritet për të shkatërruar një grup përfshin privimin e qëllimshëm të burimeve të nevojshme për mbijetesën fizike të grupit, të tilla si uji i pastër, ushqimi, veshja, strehimi apo shërbimet mjekësore. Heqja e mjeteve për të jetuar mund të imponohet përmes konfiskimit të të mbjellave, bllokadës së produkteve ushqimore, paraburgimit në kampe, zhvendosjes me forcë ose dëbimi në shkretëtira.

Ajo gjithashtu mund të përfshijë sterilizimin, abortin e detyruar, parandalimin e martesës ose transferimin e fëmijëve jashtë familjeve të tyre. Në vitin 2008, OKB-ja ka zgjeruar definicionin duke pranuar se përdhunimi dhe forma të tjera të dhunës seksuale mund të përbëjnë krime lufte, krime kundër njerëzimit ose një akt konstituiv në lidhje me gjenocidin.

Një genocid i Lindjes së Mesme

Një frazë kyç në konventën mbi genocidin është veprimet e kryera me qëllim për të shkatërruar. Ndërsa faktet mbështesin një numër masiv vdekjesh të arabëve dhe muslimanëve, mund të jetë më e vështirë për të argumentuar se veprimet janë kryer me qëllim të paramenduar për të shkatërruar një grup kombëtar, etnik, racial apo fetar.

Autorët e konventës ishin të vetëdijshëm, megjithatë, se disa nga ata që kryejnë gjenocid janë aq të guximshëm për t’i vënë politikat e tyre në formë të shkruar, aq turpshëm ashtu si nazistët. Megjithatë, siç vuri në dukje Genocid Watch në vitin 2002: qëllimi mund të vërtetohet direkt nga deklaratat apo urdhrat. Por më shpesh, ajo duhet të nxirret nga një model sistematik i veprimeve të koordinuara.

Si pasojë e sulmeve të 9/11, Presidenti Xhorxh W. Bush ka përzgjedhur fjalë kurioze dhe të diskutueshme në një nga fjalimet e tij të para. Ai ka alarmuar disa duke referuar, konfliktet fetare historike, siç vunë në dukje analistët e stafit Wall Street Journal, Peter Ualdman dhe Haf Pop:

Presidenti Bush u zotua … ‘të shpëtojë botën nga njerëzit e këqinj, atëherë paralajmëroi: Kjo kryqëzatë, kjo luftë kundër terrorizmit, do të marrë kohë.

Kryqëzatë? Në përdorim të rreptë, fjala përshkruan ekspeditat ushtarake të krishtera të një mijëvjeçari më parë për të kapur Tokën e Shenjtë nga muslimanët. Por në pjesën më të madhe të botës islame, ku historia dhe feja mbush jetën e përditshme, rrugë të papërshkrueshme për shumicën e amerikanëve, shkurtimisht nënkupton diçka tjetër: një pushtim kulturor dhe ekonomik perëndimor ku muslimanët kanë frikë, se mund të vihen nën kontroll dhe se ata mund të përdhosin Islamin .

Në luftërat që pasuan në Irak dhe Afganistan, SHBA jo vetëm që vrau miliona, por sistematikisht ka shkatërruar infrastrukturën e nevojshme për shëndetin, jetën e begatë në këto vende, dhe më pas përdori rindërtimin si përpjekje për mundësi fitimi, në vend që të përfitonte popullsia e okupuar.

Për të shtuar më shumë për modelin e sjelljes duke kryer gjenocid, ka fakte të bollshme për tortura dhe thashetheme të vazhdueshme të dhunës seksuale pas rënies së Irakut. Duket e mundshme e SHBA-të kanë kontribuar në destabilizim të mëtejshëm dhe vdekjes në rajon duke mbështetur ngritjen e shtetit të vetëshpallur Islamik të Irakut dhe Sirisë me armatosjen e grupeve kryengritëse në të gjitha anët e konfliktit.

Pas 9/11, SHBA-ja deklaroi një luftë globale kundër terrorizmit, duke siguruar një cikël të pafund të destabilizimit dhe luftërave në Lindjen e Mesme të cilat janë ende në proces. Pjesa më e madhe e viktimave të këtyre luftërave, dhe të ISIS, janë muslimanë. Në këtë kontekst, shumë amerikanë janë duke përqafuar gjuhën e diskutueshme të luftës fetare të Bush, duke bërë thirrje që muslimanët të vendosen në kampe apo edhe haptazi duke bërë thirrje për gjenocid.

Burimi origjinal i artikullit: Mint Press News.

Marrë nga Global Research.

Përktheu dhe përshtati Gazeta Impakt.

Artikulli paraprakKompania e afërt me PDK’në fiton tenderin disa milionësh për renovimin e stadiumit
Artikulli vijuesKanceri – i parandalueshëm në 50% të rasteve?