Arsenali pritet të fitojë 3 milionë funte nga Barça shkaku i Vermaelenit

Arsenali pritet të fitojë 3 milionë funte nëse Barcelona fiton Ligën e Kampionëve si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Thomas Vermaelenit në Kataluni.
 
Edhe pse mbrojtësi belg nuk ka luajtur as edhe një minut për ekipin e Luis Enriques shkaku i lëndimeve, klubi anglez pritet të fitojë bonus të madh nëse Barça mposhtu Juven në Berlin, raporton Daily Mail.
 
Në transferimin e Vermaelenit ishin përfshirë bonuset nga të cilat do të fitonte vetëm Arsenali që do të fitojë 3 milionë funte nëse Barcelona shpallet kampion evropian.
 
Barça pagoi 15 milionë funte për Vermaelenin që nuk luajti për spanjollët shkaku lëndimeve.
Artikulli paraprakSevilla – Dnipro finalja e Ligës së Evropës
Artikulli vijuesAbuzimi i viktimave të Nepalit me “Safety Check”