Pacquiao për qëllime humanitare jep më shumë se 50 milionë euro

0
192

Boksieri filipinas Manny Pacquiao e ka humbur “luftën e shekullit” nga amerikani Floyd Mayweather, por, sipas marrëveshjes paraprake, ai ka fituar 120 milionë dollarë.

Pacquiao, sipas paralajmërimeve në mediet botërore, transmeton Koha.net, gjysmën e shumë së fituar do ta japë për qëllime humanitare, përkatësisht 60 milionë dollarë që bëjnë 54 milionë euro.

“Është e sigurt se gjysmën do ta japë për qëllime bamirësie. Thjesht, Manny funksionon kështu. Megjithëkëtë nuk dëshirojmë të flasim shumë për paratë, sepse gjithnjë e më shumë organizata humanitare kërkojnë para”, ka thënë Bob Arum, promotor i Pacquiao.

Floyd Mayweather për meçin në Las Vegas ka inkasuar 180 milionë dollarë./Koha