Arsimtari i shurdhon veshin nxënësit me shuplakë (Video)

Zhurma që shkaktoi me bankat e klasës gjatë një pushimi të shkurtër mes orëve bëri që arsimtari Zejnullah Haliti të ndëshkojë nxënësin Erdon Shillova.

Por shuplaka që i dha ai këtij nxënësi të klasës së tetë të Shkollës Fillore ‘Fan Noli’ në Kamenicë të enjten i ka humbur dëgjimin në veshin e djathtë.

“Mu m’ka pa tu kersit edhe mka ra shpullë”, tha ai.

Arsimtari Haliti nuk deshi të flasë për Klan Kosovën për këtë rast kur u pyet nga drejtori i shkollës Mustafë Rudhani.

Drejtori thotë se po presin vendimin e organeve të rendit për të marrë masa ndaj mësimdhënësit.

Artikulli paraprakQysh me pastru organizmin për 48 orë?
Artikulli vijuesPRISHET KOALICIONI PDK-LDK, KOSOVA PA QEVERI