Monstrumi rus, vrau dhe e poqi në furrë mbesën

Policia ruse ka njoftuar se një mashkull, pasi ka pirë me nënën e saj dhe njëkohësisht motrën e tij, e ka vrarë vajzën 2-vjeçare të motrës dhe pasi e ka prerë në copë e ka futur në furrë, raporton agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti.
Raportohet se mashkulli 34 vjeçar, pasi piu bashkë me të motrën, e shfrytëzoi rastin e daljes së shkurtër të nënës te fqinjët dhe e vrau mbesën.

Pas kthimit në shtëpi, nëna nuk arrinte ta gjente vajzën e saj, e cila më vonë u gjet e vdekur në furrë të shporetit. Pjesë të trupit të saj u gjetën edhe në kuzhinë, transmeton Koha.net.

I dyshuari i arrestuar i deklaroi policisë se vajza ka vdekur nga goditja në kokë pasi ai e kishte shtyrë, kurse pastaj e kishte futur në furrë për të fshehur krimin. /

Artikulli paraprak(VIDEO) Shqipëri: sekuestrohen 1.5 ton drogë afër të kufirit me Malin e Zi
Artikulli vijuesDestani: Shqiptarët në Luginën e Preshevës nuk janë në gjendje të derdhin gjak