ARTI I TË MENDUARIT

ARTI I TE MENDUARIT

Të meditosh për fenë e Zotit … është më mire sesa të kryesh 70 vjet adhurim… (Hadith)

Që në kohet e lashta njeriu ka menduar rreth botes që atë e rrethon. Në mendimet e tija njeriu ka kërkuar përgjigje ndaj çështjeve që e rrethonin atë. Një nga shembujt më të mire të të menduarit në historinë
njerëzore mund të gjendet në shembullin e Ibrahimit alejhi selam kur ai (Ibrahimi) filloi të mendojë rreth Krijuesit të botës… mendim që e çoi atë (alejhi selam) në gjetjen e monoteizmit Islam.

Të mendosh është një zotësi dhe një aktivitet i mendjes njerëzore. Që të mendosh nuk do të thotë të ndash orizin nga gurët, as të gjesh çelësa ndaj thesareve të fshehura diku, por të mendosh është një aktivitet i mendjes njerëzore. Prodhimi i të menduarit njerëzor është deskriptiv (përshkrues) dhe ideativ.

Ndërsa disa nga stilet (pse janë shume metoda) me të cilat njerëzit në kohe dhe vende të ndryshme MENDOJNË dhe vene ne veprim mendimet e tyre mund te jene:

1. MENDIMI KRIJUES

Si rrjedhoje e këtij mendimi, njeriu mundohet qe të zbulojë dhe formojë ide të reja me të cilat ai (robi) mund të shpjegojë botën që atë e rrethon. Në mendimin krijues, njeriu shikon për ide ekzistuese në botë, dhe prej tyre ai mundohet qe të formojë ide të reja.
Nëpërmjet të menduarit kreativ mendimtari nuk gjykon gjatë se çfarë zbulon, as nuk ndalohet përpara “tabuve” shoqërore apo të ndonjë lloji tjetër. Në këtë stil të menduari, çfarë robit i intereson është e reja, solucioni, vërtetësia, frytshmëria dhe zbulimi i ta pa eksploruares.
Myslimanët e hershëm i kanë dhënë shumë rëndësi këtij lloj mendimi, që për ne sot, mund të përmblidhet ne termin “Ixhtihad” (edhe pse termi nuk mund te jete 100% saktësisht ai çfarë ne synojmë të shprehim).

2. MENDIMI POZITIV

Nëpërmjet të menduarit pozitiv, insani mundohet qe në çdo gjë të shikoje për anët pozitive të sendit dhe idesë, dhe anët që mund të jenë negative, ai i neglizhon dhe nuk do t’i vëjë re apo me qartë insiston që
t’i harrojë, t’i falë. Në stilin e të menduarit pozitiv, personi edhe idetë negative i sheh potencialisht pozitive dhe në ato ide personi mundohet qe të eksploroje anët pozitive të mundshme të atyre ideve.
Lloji i të menduarit pozitiv praktikohet nga shumë kultura aziatike të cilat besojnë se idetë defektive mund te përmirësohen dhe prej tyre mund të dali dicka e mire. Te njëjtin lloj mendimi pozitiv ne mund ta gjejmë edhe ne Islam, në siren e Profetit a.s., kur ai (Profeti a.s.) edhe pse u godit me gurë në Taif, nuk mendoi keq për popullin e Taifit, por ju lut Zotit për mëshire për atë popull, duke besuar se nga ai
popull, do te dilnin një dite besimtarë të Allahut…
(A mendojmë ne sot ne këtë mënyre për njeri – tjetrin ?)

3. MENDIMI NEGATIVE

Personat qe mendojnë negativisht mundohen që në çdo gjë dhe ide të shohin anët negative, rreziqet, vështirësitë, mangësitë. Sipas këtij lloji të menduari personi gjithnjë tenton që të jetë pesimist, i
pakënaqur dhe asnjëherë të mos jetë në gjendje që të kuptojë të mirat që një ide mund të ketë. Ky lloj mendimi është mjaft i dëmshëm për shoqërinë Muslimane, pasi ai e çon atë në rrënim. Si pasoje e faktorëve të ndryshëm sot e kësaj dite në trojet Shqiptare, ky mendim është mjaft i përhapur mes Shqiptareve (duke i bere ata qe te mos kenë besim në vetvete, në komb dhe në fe), gjë qe po e çon kombin tonë në rrenim.

4. MENDIMI KRITIK

Te menduarit ne mënyre kritike është një lloj mendimi reaktiv që gjithnjë pret për ide te reja për të qenë i gatshëm qe t’i kritikojë. Ky lloj mendimi nuk mund të krijoje ide të vetat as propozime apo sugjerime. Mendimi kritik i cili sot më shume shihet si “perëndimor” është i bazuar ne konceptet “drejtë dhe gabim” dhe gjithnjë kërkon për mangësi në mënyrë qe “të japi mend”.

Por për mjaft Muslimanë, studiues të shkencave sociale, shkenca të cilat ne këtë shekull janë “krishtjanizuar” apo “laikizuar” ne çdo aspekt dhe manipuluar pafundësisht, MENDIMI KRITIK dhe ANALITIK janë mjaft të domosdoshëm në mënyrë që Muslimani të arrijë të kuptoj dhe ndajë shkencoren nga jo shkencorja, religjiozen nga jo-religjiozja etj

Një shembull mjaft i mirë dhe i duhur ndaj këtij mendimi sot duhet të praktikohet në ri-shkrimin e historisë Islame Shqiptare, e cila mjaft Shqiptareve u ka “mësuar” koncepte si “barbarizma turke”, “prapambetje Islame”, “ditë pavarësish”, “vëllazëri greko-serbe”, “krishtjanizim shqiptaresh” etj…

Këshillë për vëllezërit Muslimanë është që:
—> Të mendojnë pozitivisht për vëllezërit e tyre nëIslam! <—

O.J.

Shkrimi i paraqitur paraqet mendime dhe komente personale te autorëve dhe nuk korespondojnë domosdoshmërisht me qendrimet e redaksise.

Artikulli paraprakSerwer: Serbia mund të pranohet në BE, por pa Kosovën
Artikulli vijuesVesi i përgojimit