Marrëdhëniet babë – bijë

Që herët, në vogëli, vajza ka nevojë të shohë prindërit që duhen dhe e dëshirojnë njëri-tjetrin. Falë babait e nënës vajza do mund të kërkojë që dhe ajo të dashurojë e të duhet nga të tjerët.

Vështrimi dëshirues që babai i drejton mamasë së saj është përcaktues për vajzën për t’i kultivuar ndjenjën e dashurisë. Figura e babait e ndihmon vajzën të fitojë feminitetin dhe ta zhvillojë atë.

Përmes fjalëve të tilla si: “Ti je vajza ime e bukur!” … “Sa bukur je veshur sot!”, përmes dhuratave (një kukull, një unazë për vajza të vogla të luajnë së bashku apo të kalojnë orë të tëra pa prezencën e njerëzve të tjerë).

Vështrimi mashkullor është esencial, përderisa vajzat vetafirmohen në përballje me figurën atërore. Vajza e konsideron babanë si një matës nga i cili do mund të vlerësojë meshkujt e tjerë. Nëse ai sillet mirë, është i dashur, i ndershëm dhe mbrojtës, është shumë e mundur që vajza të dëshirojë të shohë po këto cilësi edhe tek mashkulli i jetës së saj. Babai duhet të jetë admirues, krenar dhe të transmetojë një imazh pozitiv të vajzës.

Edhe pse babai ka një ndikim të rëndësishëm në jetën e vajzës si në sferën personale, profesionale dhe atë të ndjenjave, në stadin e adoleshencës zhvillohet një distancë midis tij dhe vajzës, e cila mbetet esenciale për përgatitjen e shtigjeve të reja në marrëdhënie me meshkujt e tjerë në jetën e së bijës.

Vajza adoleshente bëhet më indiferente dhe lidhja gjithnjë e më shumë e tensionuar. Babai kërkon të jetë akoma aktiv në vlerësimin e feminitetit dhe bukurisë së vajzës, por i duhet të pranojë njëkohësisht se tashmë ajo është e preferuar edhe në sytë e meshkujve të tjerë. Në këtë periudhë situata tensionohet akoma më shumë kur vajza kërkon të mbyllet në dhomën e saj duke ëndërruar për dashuritë e reja të moshës e duke u sjellë e ftohtë me babanë dhe akoma më keq kur në këtë moshë duket se vajza rifillon të afrohet sërish me nënën. Gjatë kësaj kohe.babai duhet të vazhdojë t’i qëndrojë pranë vajzës. Edhe pse ajo duket një e huaj. Një vështrim mbështetës, mbrojtja dhe përkëdheljet prindërore nuk duhen mohuar dhe nuk duhet të mungojnë përgjatë kësaj periudhe, pasi roli i babait mbetet vendimtar dhe largësia emocionale është vetëm e përkohshme.

Kur një vajzë tashmë është e pjekur, ajo ndërton një lidhje të veçantë me secilin nga prindërit. Vajza e re së bashku me ndryshimet fizike-emocionale do ta ketë të vështirë që të ruajë të njëjtën marrëdhënie me babanë si më parë. Vajza e rritur dëshiron të ketë afrimitetin e dikurshëm me babanë pa qenë pranë fizikisht me njëri-tjetrin Konkretisht, babai nuk mund të hyjë më si më parë në dhomën e vajzës apo akoma edhe më shumë në tualet. Për këtë arsye, mbajtja e linjave të komunikimit është vendimtare për të siguruar lidhjen at-bijë dhe që të qëndrojë e fortë gjatë viteve që vijnë.

Nga fëmijëria në adoleshencë e deri në moshën adulte, lidhja at-bijë do të ndryshojë dhe për më tepër do të analizohet nga të dyja palët. Etërit, të cilët fillojnë vendosjen e kufijve të rreptë për vajzat e tyre të vogla, si një mjet për t’i udhëzuar ato në vitet e hershme, do ta kenë të vështirë t’i vendosin ato në adoleshencë dhe në fund të dorëzohen, duke hequr dorë nga kontrolli kur vajzat e tyre të jenë adulte. Kjo vështirësi duket se shfaqet edhe tek vajzat që duhet t’i përmbahen e t’i respektojnë këto rregulla në faza të ndryshme të jetës. Çdo gjë mund të kalojë natyrshëm dhe papengesa komunikimi kur ato trajtohen në mënyrë jokritike apo negative, çka mund të shkaktojë një çarje në marrëdhënien e tyre.

Interesi i treguar nga ana juaj dhe e babait për interesat, preferencat dhe angazhimet vetjake është një mënyrë e shkëlqyer për të ndërtuar mënyra të reja komunikimi. Të pranoni dhe të mos gjykoni. kur babai ju rrëfen për miqtë e tij të vjetër dhe takimet që bën me ta. Për ndryshimet e reja që ka dëshirë të bëjë në shtëpi. në punë etj. Mos kritikoni se si sillet me fëmijët tuaj dhe zakonet e reja familjare. të cilat mund të vijnë si rezultat i viteve që kalojnë …

E njëjta gjë vlen për një përshtatje nga ana e babait në lidhje me stilin e jetës së vajzës. Daljet e vona natën. blerjet e shumta për gardërobë, edukimi i fëmijëve. pushime të shtrenjta etj. Mundësia që i japin njëri-tjetrit për të shprehur dhe vepruar lirshëm në bazë të interesave personalë, i ndihmon etërit dhe bijat të mbajnë një marrëdhënie të shëndetshme e të fortë ashtu siç nis që në vogëli. Marrëdhënia at-bijë është unike dhe e veçantë. Ajo mund të mbijetojë përgjatë viteve në baza të forta respekti. të kohës cilësore kushtuar mes tyre dhe të një komunikimi të qëndrueshëm.kohaislame


Artikulli paraprakRritja ekonomike: Shqipëria do ta kalojë Serbinë
Artikulli vijuesVapa shton numrin e pacientëve