Vesi i përgojimit

Të dashurit e mi, vëllezër dhe motra në Islam,

All-llau në Kur’an thotë (kuptimi i ajetit):”…Mos e përgojoni njëri tjetrin! A ka dëshirë dikush nga ju ta hajë mishin e vëllait të tij të vdekur…” (Huxhurat:12)

Përcillet nga Enes ibn Malik (All-llahu qofte i kënaqur me te) se ka thënë: Arabët nëpër udhëtime i shërbenin njeri tjetrit. Në një udhëtim, Ebu Bekrit dhe Omerit u shërbente një njeri të cilin në një rast e kaploi gjumi, përderisa Ebu Bekri dhe Omeri ishin zgjuar, dhe ai nuk u kishte përgatitur ushqim. Njëri nga ata (dmth. Ebu BEkri ose Omeri) i tha tjetrit: Ky shërbëtori po fle sikur se të ishte Pejgamberi ynë, salall-llahu alejhi ve sel-lem. E zgjuan atë dhe i thane: Shko te Pejgamberi, alejhis-selam, dhe ia
përcjell atij selamin tone dhe thuaji se Ebu Bekri dhe Omeri po të ftojnë të hanë së bashku. Pejgamberi i tha shërbëtorit: Ua përcjell atyre selamin tim dhe thuaju se ju tanimë keni hëngër. Ata u tremben nga kjo fjalë dhe shkuan te Pejgamberi, alejhis-selam, e i thanë: O i Dërguari i All-llahut, të çuam fjalë ftese për të ngrënë së bashku, e ti the se tanimë kemi ngrenë, po çka kemi ngrënë ne?! Pejgamberi u tha: Me mishin e vëllait tuaj. Dhe pasha Atë në dorën e të cilit është shpirti im, unë po e shoh mishin e tij të mbetur në
dhëmbët tuaj. I thanë: Kërko falje për neve tek All-llahu! Tha perjgamberi, alejhis-selam: Ai le të kërkojë falje për juve.
Dmth. përgojimi që e kanë bërë Ebu Bekri dhe Omeri për atë shërbëtor ka qenë se ia kane përmendur një të metë. “Po flen si Pejgamberi të ishte pejgamberi ynë” ka kuptimin po flen si të ishte në shtëpi, e jo në udhëtim.

Hadithi është Sahih. Shiko: “El-ehadithu el-muhtaratu” tëe Ebu Abdull-llah Muhammed ibn Abdul-Vahid ibn Ahmed el-Hanbelijj el-Makdisijj, hadithi nr. 1697

Gëzim Selaci

Artikulli paraprakARTI I TË MENDUARIT
Artikulli vijuesRusia edhe zyrtarisht anëtare e OBT-së