Një PDK e dëmtuar dhe një LDK e paprekur nga Specialja, nuk mund të bashkëjetojnë gjatë në një koalicion qeverisës.
– Koalicioni PDK –LDK do të prishet atëherë kur këtë e sheh të rëndësishme kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, thonë analistët Halil Matoshi e Imer Mushkolaj.
Koalicioni qeverisës PDK LDK kohëve të fundit po përballet më disa mospajtime apo dridhje të brendshme “tektonike”.
Kështu përveç mungesës së numrave të nevojshëm në Kuvend dhe dështimeve të kalimit të ligjeve dhe propozimeve të Qeverisë, duket se Demarkacioni dhe Gjykata Speciale do të jenë “arrë e fortë” për këtë koalicion.
Kështu, përveç mospajtimeve gjithnjë e më të mëdha për Demarkacionin, fillimi i punës së Gjykatës Speciale do të atakohë në një masë të madhe PDK-në. Në një situatë të tillë PDK do të pësojë dridhje të mëdha të brendshme dhe do të shtohen zërrat për prishje të koalicionit me LDK-në. Pra një PDK e dëmtuar dhe një LDK e paprekur nga Specialja, nuk mund të bashkëjetojnë gjatë në një koalicion qeverisës.
Në ndërkohë edhe Demarkacioni duket se do të jetë një tjetër “mollë sherri” për përplasje mes “elefantëve të mëdhenj”. Deklarimet e disa deputetëve dhe zyrtarëve të lartë të PDK-së se duhet të rishiqohet marrëveshja për demarkacionin është një kundërshtim nën hije i Qeverisë së Kosovë e cila ka për obligimi të përmbushë kërkesat e Brukselit për liberalizim të vizave.
Analistët kanë dhënë mendime të ndryshme sa i përket këtyre problemeve brenda koalicionit qeverisës.
Sipas tyre i vetmi person që mund të prish koalicionin kur të dojë është kryetari i PDK-së Kadri Veseli.
Sipas Imer Mushkolajt që të dyja këto çështje mund të çojnë në prishjen e koalicionit… “Por, koalicioni do të prishet atëherë kur këtë e sheh të rëndësishme kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, respektivisht kur ai e sheh se është e favorshme për të dhe të ardhmen e tij politike. LDK, ndërkaq, si zakonisht do të përballet me pasojat, por nuk do të ndërmarrë iniciativë për dhënien fund të bashkëqeverisjes me PDK-në”, tha Mushkolaj për Botapress.
Edhe analistit Halil Matoshi këto dy çështje nuk do ta prishin koalicionin e madh qeverisës, i vetmi që do ta prish është lideri i ri i PDK-së Kadri Veseli.
”Jo, asnjëra. Koalicionin duket se do ta prish lideri i ri i PDK-së, Kadri Veseli, të cilit po i ngutet që të nominohet për Kryeministër. Pra ai po do që ta qojë vendin në zgjedhje të parakohshme – sepse është i bindur se PDK del sërish e para. Dhe duke pasur parasysh një aktvendim kontraverz të Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit partia që del e para në zgjedhje e ka të drejtën e ndërtimit të institucioneve – Veseli e sheh vetën tashmë Kryeministër të Kosovës”
Ndryshe mendon analisti Blerim Burjani. Ai shton se këto dy marrëveshje janë produkt i këtij koalicioni dhe sipas tij do të mbeten të bashkuar deri në vitin 2018.
“ Ky koalicion kishte pranuar të bëjë këto dy veprime politike. Demarkacioni, Gjykata Speciale dhe Asociacioni janë produkt i këtij koalicioni, nuk mendoj se ky koalicion prishet për këto arsye vetëm nëse opozita gjen model të përshtatshëm dhe e shtyen në këtë drejtim, përndryshe mbetet deri më 2018.
Klima politike nuk shkon në favore të rrezimit të këtij koalicioni që është përgjegjës për shumë gjëra, prej dialogut, bordeve partiake, sundimin partiak të shtetit dhe as më mirë nuk është opozita që kanë gjithashtu problem me rendin dhe ligjin, andaj nuk po ka as alterbativë por as qytetari nuk është aktiv për të gjetë alternativë për dalje nga ky subdim partiak i shtetit, prandaj nuk ka as presion as strategji për të rrezuar një koalicion që ka ndërtuar 19 ministri për interesa dhe kënaqje të apetiteve partiake.
Paramendoni Kina 23 ministri e Kosova ka ndërtuar 19, shpenzime të mëdha dhe dëmë taksapaguesit” tha Burjani.