Rritet numri i familjeve të kthyera nga vendet e BE

Numri i famijeve kosovare që po dëbohen nga vendet e BE-së ka ardhur në rritje gjatë ditëve të fundit, ndonëse po vazhdon migrimi i kosovarëve drejt vendeve të Europës duke zgjedhur rrugët ilegale.

Familja Morina nga Prizreni dhe ajo Ajeti nga Prishtina janë dy nga familjet e shumta kosovare të cilat u dëbuan nga Çekia.

Gazmend Morina së bashku me bashkëshorten dhe dy vajzat e tij të vogla pas katër muajsh qëndrimi në Çeki u kthyen në Kosovë.

Të njëjtin fat e kishte edhe familja Ajeti nga Prishtina.

Milazim Ajeti kishte marrë gruan dhe dy fëmijët e tij dhe kishte marrë rrugët ilegale drejt Europës por kishte përfunduar në burg bashkë me familjen e tij. Ai thotë se për dy muaj i harxhoi më shumë se 5 mijë euro dhe sërish i duhej të kthehet në Kosovë.

Të dy kryefamiljarët që përjetuan tmerrin e rrugës ilegale të migrimit u thonë të mos largohen nga Kosova, të gjithë atyre që po nisen ose po mendojnë të nisen drejt Europës.

Artikulli paraprakMustafa e Rama në Morinë: nga sot kufiri me zyrë të bashkuar doganore
Artikulli vijuesMarrin kredi për të ikur nga Kosova