Asad emëron kryeministër të ri

Mediat shtetërore në Siri raportojnë se presidenti Bashar al-Asad ka emëruar ish-ministrin e bujqësisë, Rijad Hixhab, në postin e kryeministrit të vendit.

Vendimi pason zgjedhjet parlamentare të muajit të kaluar. Hixhab do të pasojë Adel Safarin, i cili ishte emëruar në këtë post në prill të vitit të kaluar, pak pas shpërthimit të protestave anti-qeveritare.
Grupet për të drejtat e njeriut thonë se mbi 10,000 persona kanë humbur jetën në më shumë se një vit trazira./BS/kohaislame

Artikulli paraprakNESËR NË STAMBOLL MBAHET NJË MBLEDHJE KRITIKE PËR SIRINË
Artikulli vijuesKFOR-i gjen sasi të madhe armatimi në Kamenicë