Rusia vret 12 luftëtar çeçen

Trupat ruse vranë 12 kryengritës të dyshuar në Çeçeni, tha të enjten agjencia e lajmeve Interfax.

“Gjatë një operacioni të veçantë në malet e Çeçenisë, dymbëdhjetë luftëtarë u vranë,” citoi për Interfax një zëdhënës i ministrisë së brendshme, identiteti i të cilit nuk u bë i ditur. Një zyrtar i zbatimit të ligjit u vra gjithashtu, tha Interfax.
Operacioni filloi të mërkurën, dhe është ende në vazhdim e sipër. Operacioni është duke u mbështetur nga Moska, tha zyrtari çeçen Ramzan Kadirov.
Në dy luftëra, forcat ruse sulmuan Çeçeninë, së pari në 1994-1996 dhe përsëri në fillim të vitit 1999. Kryengritësit myslimanë, kërkojnë të krijojnë një shtet të pavarur në Rusi, në zonën e Kaukazit të Veriut, zonë kryesisht myslimane. Çlirimtarët çeçen po luftojnë forcat ruse me dekada, pasi Moska mori pushtetin e rajonit musliman të Çeçenisë.
Operacioni i sotëm ndodhi në rrethin Vedeno, një nga rajonet më te goditura nga luftërat, që pasuan me rënien e Bashkimit Sovjetik.
/mszh/kohaislame

Artikulli paraprakStambolli, qyteti më i vizituar në Evropë më 3.2 milion tursitë në ditë
Artikulli vijuesPakistan: Pa akuza mbahen të burgosur 700 persona