Asadi vajton për përkrahësin e tij, të shiturin Ramadan el Buti

Në një deklaratë të lëshuar nga presidenca, Asad dënoi sulmin dhe vajtoi vdekjen Butit, duke u zotuar për të çrrënjosur “ekstremizmin dhe injorancën” në Siri.

“Unë betohem në popullin sirian, se gjaku yt dhe i nipit tuaj dhe të gjithë dëshmorëve të atdheut, nuk do të derdhen më kot, sepse ne do të jemi besnikë ndaj ideve tuaja, “tha Assad në një deklaratë të premten.
Sulmi u dënua nga opozita dhe Ushtria e Lirë Siriane, e cili ngriti mundësinë që regjimi ishte prapa shpërthimit vdekjeprurës në Xhaminë kryesore të Damaskut.

Qeveria e shpalli të shtunën një ditë zie.

Al Buti kishte qenë një mbështetës i zëshëm i regjimit që nga ditët e hershme të Bashar Al Asadit dhe paraardhësit të tij, presidentit Hafez Asad. Në një fjalim që Buti e mbajti më herët gjatë këtij muaji, ai kishte thënë se ishte “një detyrë fetare për të mbrojtur vlerat, tokën dhe’ popullin e Sirisë, duke aluduar në ushtrinë e Asadit.
“Nuk ka asnjë ndryshim mes ushtrisë dhe pjesës tjetër të kombit,” tha ai në atë kohë – deklaratë kjo që qe një miratim i qartë se ai përkrahte forcat e Asadit dhe përpjekjet e tyre për të shtypur kryengritësit./kohaislame

Artikulli paraprakNëse arrihet marrëveshja, Serbia ndryshon Kushtetutën
Artikulli vijuesOperacioni ri Anonymousve kundër Izraelit